• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Aksidenti fatal i merr jetën 3 personave, avokati vjedh dëmshpërblimin

16 February, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
182
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Alma Shehi tregon se ka humbur nënën dhe tre të afërm nga një aksident i rëndë, që ndodhi në vitin 2019, në Papër të Elbasanit. Ditën e ceremonisë mortore, në familjen e viktimës, shfaqet avokati Ardian Dauti, i cili u prezantoi të afërmve mundësinë e një dëmshpërblimi nga ky aksident.

Pas dy vjetësh, avokati Dauti mbylli marrëveshjen e dëmshpërblimit me kompaninë e sigurimit dhe 4 pjesëtarët e familjes, që jetonin në Kanada, duhet të merrnin shumën e dakordësuar përmes bankave. Por, po bëhen dy vjet dhe përfituesve nuk u kanë kaluar paratë.

Alma Shehi: Arsyeja që po ju kontaktoj është sepse në shtator të 2019-s, në familjen tonë ndodhi një aksident fatal, ku ne humbëm mamin, humbëm hallën, gocën e hallës, 28 vjeç, dhe nusen e xhajës. Në ditët e para të funeralit, na erdhi në shtëpi avokati Ardian Dauti, ku ne nënshkruam një kontratë që ai të kujdesej për çështjen e siguracionit në këtë aksident. Nuk patëm asnjë lloj kontakti nga ana e tij, deri në tetor të 2021-shit, ku e kontaktova dhe e pyeta se ku qëndroj me çështjen akoma dhe se çfarë është bërë deri tani. Pasi kontaktuam, folëm me njëri-tjetrin, mori të gjitha informacionet që i duheshin për të vazhduar me çështjen dhe çështja përfundimisht është mbyllur në tetor të 2022-shit. Që nga ky moment, ne nuk e kemi marrë shumën e përfituar, edhe pse avokati më ka thënë që ka tentuar t’i dërgojë në bankat e Shqipërisë, në bankat Kanadeze, ku jemi unë, motrat dhe vëllai. Por është e pamundur, i ka nxjerr probleme dhe nuk e di arsyen përse. Çfarë po kërkoj nga ju, është që të kuptoj de ku po qëndron vërtetë problemi.

Gazetari i “Stop” mësoi, se nuk ka asnjë pengesë ligjore për kalimin e shumave nga Shqipëria, në rastin konkret drejt Kanadasë. Edhe punonjësja e bankës, thotë se nuk ka asnjë problem për transferimin e shumës. Gazetari pati një takim me avokatin dhe ky i fundit nxori sërish pengesa.

Ardian Dauti: Ooo ky rasti i katërfishtë. Po këta nuk vijnë të marrin lekët, o vëlla…

Gazetari: Jo ti i ke thënë, që nuk i kalon banka, ka një problem me bankën, pse nuk shkojnë lekët. Unë u konsultova edhe tek Banka e Shqipërisë dhe tek Abi Bank…

Ardian Dauti: Kam vajt tek BKT, nuk m’i ka marrë, s’më pranoi as mandat. Kam vajt tek Abi Bank, ma mori, ma ktheu mbrapsht, tek Komuna e Parisit.

Gazetari: Po ideja është, ja të flas unë me një drejtor banke dhe e bëjmë atje transfertën. E bëjmë me zgjidhje?

Ardian Dauti: Kë të duash vëlla! Me qejf…

Gazetari: E lemë kështu?

Ardian Dauti: Direkt! E kryme! Unë do mbaj lekët e tjetrit…

Gazetari: Prandaj, po të them.

Ardian Dauti: Unë do vete tek banka, që do më thuash ti. Po s’i kaluan lekët, do më bësh intervistë dhe merru me bankën, jo me mua…!

Në momentin kur u duk se çështja mori zgjidhje, avokati Ardian Dauti gjeti një tjetër alibi, për të mos kaluar paratë. Ai dërgoi fondet në bankën që ne i sugjeruam, bashkë me marrëveshjen, por nuk dorëzon kontratën, që ka me klientët, në emër të konfidencialitetit.

Alma Shehi: Më në fund avokati i dërgon lekët në bankë, duke lënë vetëm kontratën e marrëveshjes bankës, që i referohet informacioneve tona, por nuk i lë kontratën e porosisë, që është dokumenti kryesor të cilës bankës i duhet për të kaluar fondet, nga banka shqiptare në bankën kanadeze. Avokati nxjerr pretekstin që ky dokument është konfidencial, por përderisa informacionet tona janë të gjitha në kontratën e marrëveshjes, nuk e di se ku është problemi në këtë mes.

Ne iu drejtuam me një ankesë Dhomës Kombtare të Avokatëve, për të hetuar punën e këtij avokati, që ka probleme me klientët.

Paraardhëse

Strategjia e qeverisë për Agroturizmin, Balluku: Deri në vitin 2030 synojmë 1 mijë bujtina në Shqipëri

Pasardhëse

“Jonidën e kam dashur shumë”, Romeo flet për marrëdhënien me ish të dashurën e tij

Pasardhëse

“Jonidën e kam dashur shumë”, Romeo flet për marrëdhënien me ish të dashurën e tij

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.