• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Akoma nuk ka kaluar asnjë lek”, Basha zbarkon në Durrës, qytetarët i ankohen: Nuk të shikojnë me sy

13 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lideri demokrat, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Referuar njoftimit për shtyp të sjellë nga selia blu, banorët kanë deklaruar se nuk kanë marrë ende bonusin e qirasë, ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj nga ajo lëkundje tragjike. Mes të tjerave, ato kanë deklaruar gjithashtu se shtëpitë e tyre as nuk janë parë nga ekspertë për të parë nëse janë të banueshme ose jo.

“Po e paguajmë vetë dhe kemi hyrë në borxhe”

“Paguam nga 45 mijë lekë për dokumente tek noteri, hapëm numrin e llogarisë në bankë, siç e kërkuan dhe akoma nuk ka kaluar asnjë lek”, – thanë dy nga qytetarët.

“Nuk të shikojnë me sy, nuk të hapin dyert për asnjë gjë. Të përcjellin duke gënjyer. Ku të vemi të përplasemi, sepse nuk dimë ku të përplasemi,” – tha një punëtore e fasonerisë.

“Kemi dalë dhe kemi hyrë prapë, në shtëpi, sepse nuk na ka ardhur njeri të na shikojë shtëpinë ku jetojmë ose të na japë një ndihmë“, – tha një tjetër.

Për Bashën, as zgjatja e gjendjes së emergjencës nuk shërbeu për asgjë, pasi sipas tij qeveria Rama nuk po punon për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

“Këta e zgjatën gjendjen e jashtëzakonshme, por asgjë nuk po bëjnë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve”, – u shpreh Basha.

Kryedemokrati është ndalur që të flasë për planin e PD-së për zhvillimin ekonomik të vendit pas tragjedisë.

“Unë jam këtu për t’ju thënë se ka një zgjidhje, ka një alternative, të cilën do ta vendosni ju me votë. Ndryshimin e keni ju në dorë. Ulja për biznesin e taksës nga 15% në 9%, ulja me 30% e çmimi të energjisë, ulja me 500 lekë për çdo litër karburant. Të gjitha këto para, të cilat biznesi sot ia paguan shtetit në formën e taksave, ne do t’ia lëmë biznesit dhe do të vendosim me ligj për rrogën minimale 300 Euro. Edhe biznesi fiton më shumë, edhe punëmarrësi fiton më shumë dhe situata sociale rregullohet. Ky është propozimi ynë. Doni të bëhet ligj? Vota e vendos. Dy gjëra mos harroni, që vendi i ka mundësitë, nuk ka përse të jetë kështu situata dhe që këto mundësi të kthehen në realitet e keni ju në dorë me votë”, – u shpreh Basha.

Gjatë qëndrimit në Durrës, kreu i opozitës vizitoi edhe një biznes të prodhimit të bulmetit, ku shpjegoi se në planin e Partisë Demokratike ndihma për bizneset me bazë prodhimet bujqësore dhe blegtorale është prioritet, duke i mbrojtur njëkohësisht edhe nga prodhimet e pakontrolluara të importit.

Paraardhëse

Negociatat e Shqipërisë, presidenti Macron bën kthesën e papritur para Samitit të Zagrebit

Pasardhëse

Problemet shëndetësore që mund të dallohen nga sytë tuaj

Pasardhëse

Problemet shëndetësore që mund të dallohen nga sytë tuaj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.