• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Akademiku Fuga refuzon pjesëmarrjen në Komisionin për ‘Territorialen’: Bojkotoj seancat dëgjimore

15 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
135
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Akademiku i njohur Artan Fuga ka zbuluar se ka qenë i ftuar në një seancë dëgjimore në Komisionin e Reformës Territoriale në Kuvend.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ pedagogu Fuga tha se nuk do të jetë i pranishëm në këtë seancë, pasi sipas tij dëgjesat publike janë kthyer në teknika manipulimi të ndyra për të gënjyer me propagandë.

Postimi i Artan Fugës:

“Unë e bojkotoj Kuvendin e Shqipërisë! Nga një email paçavure, pa asnjë etikë dhe profesionalizëm, më ftojnë të shkoj në një komision të Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë pjesë në një dëgjesë publike me deputetë atje, mbi reformën territoriale dhe administrative! Gjoja si ekspert! Unë u përgjigjem publikisht : Refuzoj të marr pjesë; Unë e bojkotoj atë! Sepse dëgjesat publike janë kthyer në teknika manipulimi të ndyra për të gënjyer me propagandë opinionin publik sikur gjoja kanë dëgjuar dhe marrë pjesë ekspertë në reforma!

Unë ftoj për bojkot të gjithë ata që thërriten në këto paçavure dëgjesash ! Pas përvojave që kam pasur, e kam marrë këtë vendim jo vetëm se të bëjnë budalla, por edhe të fyejnë, të përdorin, as ta venë veshin, madje edhe të dhunojnë psikologjikisht! Kam kuptuar se të shkosh atje do të thotë ose të bësh qokë që ta kërkojnë, ose të jesh i shitur, ose të mos kuptosh se çfarë po bën! Ftesa e tyre nuk shoqërohet me asnjë tematikë, me asnjë material paraprak të dërguar, me asnjë informacion mbi të drejtat e atyre si unë, që i kanë caktuar si figurantë!

Unë nuk vij, sepse bojkotoj! Bojkotoj Kuvendin e Shqipërisë për një mijë arësye! Mbi të gjitha, sepse mendoj që gjëja më e mirë që mund të bëjë ai Kuvend, është të shpërndahet! Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, pikërisht sepse ai Kuvend nuk është legjitim, moralisht, politikisht, ligjërisht! Keni vënë re ju atje edhe opozitarët: Gjithçka thonë, betohen e stërbetohen, por askush nga opozitarët nuk ka bythë të thotë: Duhet të kalojmë në zgjedhje të parakohëshme! Vendi është në krizë politike të rëndë! Shumë të rëndë!”-shkruan Fuga.

Paraardhëse

“Çmimi i naftës në bursë në rënie”, Salianji: Në Shqipëri ka rritje stratosferike

Pasardhëse

Kriza ekonomike: Dhërmiu sa i preferuar, aq edhe bosh këtë korrik

Pasardhëse

Kriza ekonomike: Dhërmiu sa i preferuar, aq edhe bosh këtë korrik

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.