• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Akademia e biçikletave parakalon atë të barinjve, do ta hapë Veliaj në nëntor për 73 milionë lekë

28 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qershorin e tre viteve më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, premtoi se do hapej Akademia e Biçikletave, jo vetëm si një mundësi argëtimi për fëmijët, por më shumë si vazhdim i traditës për përdorimin e dyrrotakut.

Më pas Frida Krifca, ministre e Bujqësisë , tha se do të hapte Akademinë e Barinjve, por u turpërua dhe e harroi.

Pas më shumë se 3 vitesh, pritet që Akademia e Biçikletave të bëhet realitet përgjatë këtij viti, e megjithatë me një kosto të lartë.

Sipas ekspertëve, akademia do të ketë ndikim si nga ana mjedisore, por edhe në vlerën monetare.

Por fondi prej 73 milionë lekë, të cilat do të shërbejnë për ndërtimin e akademisë së dyrrotakëve, sipas ekspertit të ekonomisë Rezart Prifti janë të papërfillshme.

Duke krahasuar me evente të tjera kulturore në bashki, eksperti shton për Sinjalizo : “A duhet 73 mln lekë me tvsh pa tvsh, okay le të hedhë 1 milion euro. Nuk më intereson fare shuma, sepse në këto tollovi grabitjesh që po bëhen në këtë vend, nuk janë asgjë 73 milion lekë. Janë një koncert i Noizyt që të mbarojë punë brenda një fundjave”, paralelizon eksperti.

Megjithatë, zona ku do të instalohet akademia e radhës është rrethuar me bllokuese.

Dikur ka qenë një park që shfrytëzohej nga të rriturit për fëmijët e tyre dhe nga mosha e tretë për të kaluar kohën.

Por, eksperti Prifti është i bindur se pas emërtimit “akademi” qëndron një truk mashtrues.

“Akademia e Biçikletave është një shpikje që ka të bëjë me kreativitetin mashtrues. Megjithatë unë po ja jap të gjitha atij që e ka shpikur. A duhet Akademia e Biçikletave? Po, duhet. Për çfarë duhet, dreqi e di. Kushdo që është rritur dhe ka mësuar ti japë biçikletës e di shumë mirë si mësohet ajo punë. Nuk ka nevojë të kesh as patentë për bicikleta të kategorisë A, B as patentë skafi, asgjë . Por një moment le të themi që duhet Akademia e Bicikletave sipas shpikjes së tyre”.

Me pyetjet se përse është zgjedhur si vendndodhje “Sheshi Italia”, sa ka qenë investimi i parkut (vlera monetare) që u ndërtua në atë vendndodhje që tanimë është prishur për t’u ndërtuar Akademia e Biçikletave, “Sinjalizo” kërkoi informacion nga Bashkia e Tiranës.

Përgjigjja lidhet me misionin e Akademisë për të mësuar ngarjen e dyrrotakut.

“Shkolla e Biçikletave për grupmoshat 7-19 vjeç, përkufizohet shkollë e arsimit bazik e orientuar(shkollë e orientuar për mësimdhënien e biçikletës)”,-i thuhet “Sinjalizo”. Por, bashkia nuk u përgjigj mbi arsyet e zgjedhjes së bazës ku do funksionojë akademia.

“Sheshi i ndërtimit kufizohet në anën veriore me rrugën ”Dervish Hima” dhe në anën lindore me rrugën “Sheh Ahmed Pazari”. Kurse në anën jugore kufizohet me kompleksin “Ambasador 3” dhe në anën perëndimore me stadiumin “Air Albania”. Sipërfaqja e sheshit të ndërtimit është 9977 m2”-jepen detaje zyrtare për “Sinjalizo”.

Në këtë pike, eksperti Prifti është i drejtpërdrejtë dhe ka dyshimet e tij .

“Nuk ka asgjë të paqëllimshme në këtë vendimarrje, janë të gjitha palët racionale. Por çështja është janë racionalë malinj apo nuk janë malinj. Është i njëjti fenomen kjo prishja e hapësirës së gjelbërt siç po bëhet me liqenin. E keni vënë re që një liqen artificial ka Tirana dhe aty janë pleqtë, të rinj, mosha e tretë, çiftet bëjnë vrap, dalin shëtitje. Por a keni vënë re si i bejnë përurimet? U përurua parku i fëmijëve, stolat, palestrat të gjitha tek liqeni. Sa dëgjohet fjala përurim tek liqeni shtrohet një pllakë e madhe betoni. E njëjta gjë është dhe me akademinë, se më vonë aty do ndërtohet, nuk do rrijë gjatë akademia e bicikletave”, parashikon Prifti.

Humbëm parkun

Drita, nëna e dy djemve e ka ende peng rrethimin e zonës dhe transformimin në një projekt tjetër.

Arsyeja lidhet me fëmijët që gruaja i shoqëronte sa herë dilte në hapësirën poshtë banesës.

“Oh, ishte një gabim i madh, i tmerrshëm do thoja. Këtu ka qenë një park, si tip fushe ku nxirrja djemtë, Ronin dhe Redin për të luajtur. Kalonin një kohë të mirë duke luajtur gjë që ishte shumë më e mirë se sa të qëndronin në telefon”, -shprehet banorja.

Gruaja këmbëngul në mënyrën shqiptare të mësimit të bicikletës, atë të lojës dhe përvetësimit të dyrrotakut me ndihmën e të rriturve apo shokëve.

“Mua më duket lek i shpërdoruar. Roni, djali i madh i cili është 14-vjeç këtu e ka ngarë gjithmonë biçikletën, pra nuk ishte e nevojshme të prishej për tu rindërtuar një akademi tjetër”,-përfundon së treguari Drita, nëna e dy djemve njëri 14 dhe tjetri 10-vjeç.

Paraardhëse

Ndryshime të bujshme në televizion, ‘Klanifornia’ largohet nga Tv Klan

Pasardhëse

Tragjike,19-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje, mbrëmjen e maturës

Pasardhëse

Tragjike,19-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje, mbrëmjen e maturës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.