• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ajo që mbështetësit e Ramës për Unazën nuk guxojnë ta thonë”

4 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka një strategji ngjashmërisht të frikshme mes atyre që mbrojtën shembjen e teatrit dhe atyre që e kanë shndërruar në kauzë rrafshimin e shtëpive tek Unaza e re. Të gjithë, gazetarë, analistë dhe media pranë pushtetit janë të gatshëm të flasin për gjithçka: për moralitetin e zaptuesve të vendosur dy dekada më parë në Tiranë, për teoritë e zhvillimit të qytetit, për interesat e Lulzim Bashës në këtë çështje, për burrat e munguar të polices së plagosur Ina dhe për mënyrën se si ka proceduar qeveria Berisha në raste të ngjashme.

Njësoj si në debatin për teatrin, kur nuk nguronin të diskutonin nëse duhet përkrahur risia apo mbrojtur tradita, ka të drejtë Asqeriu apo Ndrenika, është duke u shembur apo mund të rezistojë godina, shkakton apo jo kancer, po njësoj edhe tani, të gjithë mbrojtësit mediatikë të qeverisë se kanë me droje përballjen.

Por vetëm për një gjë askush nuk guxon të shprehet.

Kam lexuar me dhjetra shkrime, kam qëmtuar me qindra qëndrime në debatet televizive, por kam vërejtur me çudi që të gjithë fshihen përballë pyetjes: ka apo nuk ka vjedhje?

Askush, po askush deri më tani, edhe avokatët më fanatikë edhe ata që paguhen legalisht nga bordet e qeverisë, edhe ata që ushqehen në mënyrë okulte prej saj, nuk ka dalë e t’i vërë gjoksin “duarve te pastra” të atyre që qëndrojnë pas këtij projekti.

Grupi i gatshëm që mbështet dyshen Veliaj- Rama me çdo lloj cirku dhe që denigron me po të njëjtin zell, trinomin Berisha- Basha- Kryemadhi, i anashkalon disa pyetje të thjeshta…

Si ka mundësi të paguhen 40 milionë euro për 2.2 kilometra?

Po, mirë, pavarësisht se kjo s’ndodh në asnjë vend normal të botës, le ta pranojmë se po ngjan këtu. Le ta pranojmë edhe se këto kosto qenkan reale. Po si ka mundësi që për këto 40 milionë, projekti është dhuruar gratis?

Si ka mundësi që “donatori” qenkësh porositur prej njërës prej firmave që më pas ka rezultuar fituese?

Si ka mundësi që nuk u kërkua një projekt alternativ, që ndoshta parashikonte një kosto më të ulët?

Si ka mundësi që krejt papritmas, kundër planeve dhe projekteve të miratuara, gjerësia e rrugës u rrit ndjeshëm? Mos vallë se kompanive ndërtuese u duheshin më shumë para?

Si ka mundësi që nuk u zhvillua një garë reale për të ndarë 40 milionë euro, por në të treja tenderimet u paraqit një kompani fallco me ofertë zero, si vëllezërit Hysa?

Si ka mundësi që u mbyllën sytë për subjekte të cilat ligji shqiptar i pengon të hyjnë në garë dhe si u shpallën fituese kompani të regjistruara në parajsat fiskale?

I gjithë ky enumeracion pyetjesh i shton shumë dyshimet se tek Unaza e re, nuk kemi të bëjmë me një aferë të pastër dhe të ndershme.

Prandaj, tërë ata që duan ta mbrojnë qeverinë janë të gatshëm të flasin për gjithçka, vetëm kësaj njolle nuk i vënë dot gjoksin. Lexojini shkrimet e tyre, vëzhgojini paraqitjet e tyre në TV, analizojini kronikat që bëjnë dhe do të kuptoni se kush refuzon të shprehet për këto pyetje (qoftë edhe duke mbrojtur qeverinë) është duke ju gënjyer.

Është fiks njësoj si me historinë e Tetatrit Kombëtar, që kush hiqej si idhtar i Tiranës moderne, si dashnor i famës së Bjarke Ingels, si kundërshtar i trashëgimisë fashiste, nuk qe asgjë më shumë sesa gardist i zellshëm i grabitësve Rama- Fusha.

Paraardhëse

Familja nuk del nga shtëpia, burri: Le të na zërë fadroma brenda, do qëdrojmë këtu deri në vdekje!

Pasardhëse

I zhdukur prej të shtunës, gjendet 7-vjeçari nga Durrësi: E gjetëm mbrëmë në darkë, ja si

Pasardhëse

I zhdukur prej të shtunës, gjendet 7-vjeçari nga Durrësi: E gjetëm mbrëmë në darkë, ja si

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.