• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ai po kthehet në një rrezik më të madh sesa pandemia”, Jozefina Topalli nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin

30 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin se borxhi publik po kthehet në një rrëzim më të madh sesa pandemia. Topalli e konsideron atë një minë me sahat dhe shikon si të vetmen rrugë largimin e kryeministrit Rama dhe atyre që e mbajnë atë në pushtet.

Postimi i plotë:

“Borxhi po kthehet ne nje rrezik edhe me te madh se pandemia!

Buxheti i shtetit i 2021 ka kaluar pa zhurme, kur ne fakt ai perben nje alarm.

Mina me sahat mbetet borxhi publik. Eshte pranuar që ai u rrit këtë vit dhe zyrtarisht ka arritur në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Duke përfshirë dhe detyrimet e prapambetur dhe detyrimet jashtë bilanci të PPP-ve, borxhi real pritet të kalojë 90% të PBB-së, duke arritur në nivele të paqëndrueshme, duke u kthyer në një rrezik edhe më të madh se pandemia, në momentin që kjo e fundit, me shpresë, do të mbarojë dhe vendi do të përqendrohet te rimëkëmbja.

Sipas analisteve te ekonomise:

-“Paradoksi tjetër është që angazhimi kontraktual me koncesionet i lë më pak hapësirë buxhetit që të përdorë paratë e taksapaguesve në emergjencën e krijuar nga Covid-19. Ironikisht, fondet e parashikuara në buxhet për përballimin e pandemisë janë po rreth 14.2 miliardë lekë (7.2 miliardë lekë për shëndetësinë, 4.5 miliardë lekë për rritjen e pagave të mjekëve dhe 2.5 miliardë lekë për rritjen e asistencës dhe papunësisë).

Ne projektbuxhetin e vitit 2021, fondi në dispozicion për 13 kontrata koncesionare aktive, sipas parashikimeve në relacionin e projektbuxhetit 2021 është 14.5 miliardë lekë (gati 120 mln euro), me rritje 42% në krahasim me 2020-n. Gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se në pjesën më të madhe, në këto kontrata, risku financiar është marrë përsipër nga shteti (vlera e disa prej tyre vijon të rritet çdo vit), ndërsa raporti kosto – përfitime nuk po anon nga taksapaguesit.

-Mungesa e transparencës për rindërtimin është një tjetër element. Buxheti parashikon një fond për rindërtimin prej 28 miliardë lekësh (rreth 230 milionë euro), por në tabelat dhe relacionin e tij nuk është bërë asnjë parashikim i detajuar, për mënyrën se si do të shpenzohen fondet.”

Pabarazie dhe pasiguria jane binomi i trishtimit dhe i ikjes nga ky vend.

As nuk ka shprese as nuk ka me perspektive nese nuk largojme Edi Ramen dhe ata qe e mbajne ne qeveri per interesat e tyre financiare!” – shkruan Topalli.

Borxhi po kthehet ne nje rrezik edhe me te madh se pandemia!

Buxheti i shtetit i 2021 ka kaluar pa zhurme, kur ne fakt…

Posted by Jozefina Çoba Topalli on Monday, November 30, 2020

Paraardhëse

Kush është femra më e rëndësishme e historisë së Shqipërisë? Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ jep përgjigjen e prerë

Pasardhëse

Agron Duka zbulon 2 skenarët e Bashës për koalicionet në zgjedhjet e 25 Prillit

Pasardhëse

Agron Duka zbulon 2 skenarët e Bashës për koalicionet në zgjedhjet e 25 Prillit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.