• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ahmetaj: Askund s’merret shtëpia falas, në vjeshtën e vitit 2022 do të përfitojnë 49 mijë qytetarë, do fshijmë ҫdo gjurmë të tërmetit

27 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
353
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëvëndeskryeministri Arben Ahmetaj, ka folur për procesin e rindërtimit i cili vijon prej muajsh që pas tërmetit të 26 Nëntorit, duke u shprehur se në vjeshtën e ardhshme, do të fshihen të gjithë gjurmët që ka lënë ia tërmet, ndërsa shtoi se nga procesi i rindërtimit do të përfitojnë 49 mijë qytetarë të prekur.

Sipas tij, procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta dhe transparente, ku theksoi se të gjitha paratë e donatorëve administrohen nga vetë donatorët.

Ahmetaj: “Dhjetëra jetë u humbën, mijëra familje u detyruan të lënë shtëpitë e tyre. Por qeveria aktivizoi bonuset e qerave. Sot janë mbi 15 mijë familje që marrin bonus, vetëm 157 familje që janë në çadër që kanë vendosur vetë që të rrinë aty ndërsa një pjesë e madhe janë duke kthyer në shtëpitë e tyre. 49 mijë përfitues nga program i rindërtimit, 39 mijë prej tyre janë DS1, DS2 dhe DS3, 10 mijë janë DS4 dhe DS5 që u rindërtohet plotësisht shtëpia.

Janë 2152 njësi individuale të vlerësuara nga të cilat 1442 janë Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 710 bashkia. 1320 prej tyre kanë përfunduar dhe rreth 800 përfundojnë në fund të vitit.

Nga pallatet qeveria mori përsipër të ndërtojë 183 pallate na të cilët janë filluar 113 dhe 23 kanë përfunduar dhe vazhdojnë deri në fund të vitit do të kemi rreth 1 mijë apartamente deri në 31 dhjetor. Tek 5 maji do të kemi 100 familje që do të akomodohen deri në fund të vitit. Deri në korrik do të jetë rreth 80% e 10 mijë familjeve që do të shkojnë në shtëpi. Janë 3 lagje të mëdha që do të përfundojnë përfundimisht në vjeshtë të viti 2022.

Është Spitalla që bëhet nga Emiratet e Bashkuara, janë 2 mijë apartamente, puna ka filluar në 3 lote. Ne nuk do të kemi më asnjë gjurmë nga tërmeti. Do të jenë ndërtuar 167 shkolla pjesa më e madhe në përfundim e sipër. Një falenderim i madh për donatorët për mbështetjen grant, 300 milionë të gjitha të angazhuara. Procesi i rindërtimit ka qenë shëmbullor sa i përket, cilësisë, shpejtësisë, transparencës.

Shteti shkon me letra dhe procese e procedura transparence. Ka pasur një platform aplikimi dhe janë vlerësiar 49 mijë nga mbi 60 mijë aplikime. Patjetër që ka ankesa sepse dikush nuk do të lëvizë. Janë fenomene të izoluara dhe ne bashkitë i kemi orientuar që të merren me çdo rast. Është një proces unik, më besoni. Edhe në Turqi psh qytetari nuk e merr falas shtëpinë nga shteti. Platforma është publike, dosjet e refuzuara janë aty të gjitha, raportet e vlerësimit të vetuara nga Instituti i Ndërtimit janë aty.

Të gjithë përfituesit kalojnë në Këshillin Bashkiak me listë dhe votohen.Të gjitha paratë e donatorëve administrohen nga vetë donatorët dhe administrohen nga vetë kompanitë që i zgjedhin ata vetë. Fatkeqësitë s’i kemi në dorë por mënyrën se si u përgjigjemi atyre tregon mënyrën e përgjegjshmërisë së një qeverie. Çdo ditë jemi marrë me tërmetin”, u shpreh ai.

Paraardhëse

U rikthyen pas ndarjes së bujshme, çfarë fshihet pas heshtjes së Flori Mumajesit dhe Soni Malajt

Pasardhëse

Dëmtohet monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë në Tiranë, i vidhen për skrap pllakat metalike

Pasardhëse

Dëmtohet monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë në Tiranë, i vidhen për skrap pllakat metalike

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.