• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Agron Duka sqaron keqkuptimet: Ja pse po prezantojmë kandidatët e PAA

22 April, 2017
në Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Agrare Ambientaliste prezantoi në Kukës kandidaten e saj për deputete në këtë zonë, Merita Hoxha. I pranishëm në këtë prezantim, kryetari i PAA Agron Duka, foli në lidhje me situatën politike në vend për të cilën u shpreh se është e përkeqësuar së tepërmi kohët e fundit. Në komunikimin e tij më banorët e Kukësit, Duka u shpreh se është e pamunduar që kjo qeveri të zhvillojë zgjedhje të pakontestueshme, madje sipas tij kjo është hera e parë që pikërisht inkriminimi në këtë masë bëri që këto zgjedhje të jenë të kontestueshme ende pa u zhvilluar.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri që zgjedhjet të kontestohen akoma pa u bërë. Gjithmonë ka pasur probleme. Ka pasur zgjedhje të pranueshme por zgjedhje prefekte asnjëherë. Por gjithësesi kushte që të qojnë në zgjedhje të kontestueshme nuk ka pasur asnjëherë. Është hera e parë që një forcë apo një krah politik e paragjykon zhvillimin e zgjedhjeve për shkaqet që ju i dini. Për shkaqet se politika u lidh me krimin. Më vonë filloi një kultivim masiv i kanabisit dhe këto para u përdorën në zgjedhje. Në këto kushte opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike. Kryeministri ka qënë dje këtu dhe u është drejtuar simpatizanëve të tij “Pushojini nga puna njerëzit që rrinë në çadër”. E pse ti pushojnë? Sepse kërkojnë një gjë. Kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë them që kryeministri duhet pushuar nga puna”,- tha Agron Duka.

Duka gjatë fjalës së tij, duke iu referuar aludimeve në disa media, tha se Partia Agrare Ambientaliste është në koalicion me Partinë Demokratike dhe është e dakordësuar madje e bindur se e vetmja mënyrë për të zhvilluar zgjedhje të pranueshme, të lira dhe të ndershme është që ato të zhvillohen nga një qeveri teknike.

“Natyrisht që situata politike është rënduar. Ne si PAA kemi vazhduar takimet në të gjithë qarqet e Shqipërisë. Mund të ngjallet ndonjë keqkuptim, nga aleatët fatmirësisht jo, nuk kemi pasur, po ndoshta nga ndonjë gazetar që edhe pyet: Çfarë po bëni? Ndërkohë që thoni nuk marrim pjesë në zgjedhje vazhdoni takimet. Unë gjykoj që PAA duke qënë një parti relativisht e vogël, ju siguroj se nuk është më e vogël, sepse në disa qarqe të Shqipërisë kemi mbushur salla tej parashikimit, por gjithësesi nuk kemi luksin të presim se kur i teket Edi Ramës të bëjë qeveri të përkohëshme dhe kur do të caktojmë datën e zgjedhjeve. Kështu që ne do të vazhdojmë punën që të jemi të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato do të bëhen. Ajo që ne kemi bërë, e kemi pasur parim  në zgjedhjen e kandidatëve ka qënë, e para njerëz ta painkriminuar, të palidhur me krimin, jo vetëm ata personalisht, por edhe familjet e tyre, të afërmit e tyre dhe me komportim të mrekullueshëm me banorët ku ata jetojnë”,- tha Agron Duka.

Paraardhëse

Berisha po pret “pazarin” e Perëndimit

Pasardhëse

U zënë pritë, dy të rinj masakrohen me thika tek ‘Komuna e Parisit’

Pasardhëse

U zënë pritë, dy të rinj masakrohen me thika tek ‘Komuna e Parisit’

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.