• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Agjent i huaj” në SHBA dhe në Rusi

23 November, 2017
në Botë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Si përgjigje ndaj masave të SHBA kundër transmetuesve rusë, Kremlini do të regjistrojë tani edhe mediet si “agjentë të huaj”. Po çfarë kuptojnë me këtë koncept në SHBA dhe në Rusi?

Nga Roman Gonçarenko

“Jemi të detyruar që të reagojmë ndaj përndjekjes së stacionit televiziv Russia Today (RT) në SHBA”, deklaruan deputetë të Dumës shtetërore në mes të nëntorit 2017. Ata patën miratuar ndryshime ligjore, në bazë të të cilave mediet e huaja mund të kategorizohen si “agjentë të huaj” në Rusi. Edhe në SHBA ka një ligj për agjentët e huaj – Foreign Agents Registration Act (FARA). Autoritetet amerikane futën para pak kohësh në këtë listë RT dhe radiostacionin rus Sputnik.

Koncepti “agjent i huaj” ka në rusisht një kuptim negativ dhe barazohet me fjalën “spiun”. “Edhe një anglishfolës me anglishten gjuhë amtare do të mendonte se bëhet fjalë për spiunazh”, i thotë DW Eliot Borenstein, profesor i gjuhëve sllave në New York University. Por dallimi është se në Rusi me këtë ligj duan të stigmatizojnë të gjithë shoqërinë civile, kurse regjistrimi në FARA i RT në SHBA ndjek një “synim më të ngushtë”. Sipas Borensteinit, me të synohet të shenjohen radiostacione ruse, që e minojnë sistemin politik amerikan. Në zhargonin politik një “agjent i huaj” megjithatë nuk është spiun, por një lobiist, puna e të cilit financohet nga një shtet tjetër.

Ngjashmëri dhe dallime

Ligji FARA i SHBA u miratua në vitin 1938, për të vepruar kundër propagandistëve të Gjermanisë naziste. Ndryshimet e bëra në vitin 1966 synonin në radhë të parë të preknin lobiistët politikë, të cilët veprojnë me porosi të shteteve të huaja. Këta mund të jenë si persona juridikë, ashtu edhe persona fizikë.

Ligji rus për agjentët e huaj është i vitit 2012. Dihet që ai është një reagim i udhëheqjes ruse për protestat masive në dimër 2011 dhe pranverë 2012. Në formën e tij të mëparshme, ai prekte vetëm organizatat jofitimprurëse. Por pesë vjet më vonë ai u zgjerua edhe tek mediet.

Në vështrim të parë, ligji rus dhe ai amerikan për agjentët e huaj kanë shumë ngjashmëri, për shembull në regjistrimin në ministrinë e Drejtësisë dhe në nevojën për të paraqitur raporte llogaridhënieje. Por në Rusi, agjentët e huaj duhet t’i nënshtrohen një verifikimi vjetor dhe të paraqesin çdo gjashtë muaj një raport për veprimtarinë e tyre.

Disa përcaktime janë më të ashpra në ligjin amerikan. Për shembull kopje të materialeve informative duhet të paraqiten te autoritetet më e vonta 48 orë pas publikimit të tyre. Ligji i FARA-s kërkon që materialet propagandistike të shenjohen si të tilla. Por në praktikë këto rregulla nuk zbatohen siç del nga një raport i inspektorit të ministrisë së Drejtësisë të vitit 2016.

Kur një person ose një organizatë drejtohet ose kontrollohet direkt nga një qeveri ose organizatë e huaj, atëherë ajo mund të deklarohet agjente e huaj në SHBA. Kurse në Rusi mjafton që të marrësh para nga jashtë, për t’u kategorizuar i tillë. Kjo vlen edhe për mediet. Potencialisht, çdo medie mund të deklarohet agjent i huaj në Rusi.

Zbatim i ndryshëm 

Por dallimi kryesor konsiston në faktin se regjistrimi si “agjent i huaj” në bazë të legjislacionit amerikan nuk sjell me vete kufizimin e aktivitetit. Ministria ruse e Drejtësisë nga ana tjetër i paralajmëroi një sërë mediesh amerikane për “kufizimin e mundshëm të veprimtarisë së tyre në Rusi”.

Shkelja e dispozitave të sjell në SHBA në teori pesë vjet burg ose deri në 10.000 dollarë. Por që prej vitit 1966 në gjyq kanë shkuar vetëm shtatë raste, dhe vetëm në një rast u mor vendimi për shkelje të ligjit. Në Rusi, ligji për agjentët e huaj ka çuar në mbylljen e një sërë organizatash jofitimprurëse. Dhe OJF që janë në listën e “agjentëve të huaj”, përjetojnë diskriminim.

Paraardhëse

Qeveria u jep 5 ditë pushim punonjësve këtë fundjavë, por kujdes…

Pasardhëse

Djali e kapi në shtrat me fqinjin, nëna e mbyt që të mos tregonte

Pasardhëse

Djali e kapi në shtrat me fqinjin, nëna e mbyt që të mos tregonte

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.