• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Afera e tmerrshme mbi 450 milionë euro të vjedhura”, Berisha zbardh skandalin për Ëngjëll Agaçin: Ky mafioz

25 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
170
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj Ëngjëll Agaçit për çështjen e inceneratorëve. Berisha shprehet se Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, duke shkelur ligjin ka zhvilluar procedurën me negociata të mbyllura.

“Arben Ahmetaj është strumbullar i vjedhjes monstruoze. Por para se të shkojmë te ai, dua të ndalem te i dyti pas Edi Ramës. Ai është mafiozi, që unë e kam quajtur Don Agaçio Dhuratmadhi. Ky mafioz ka shkelur nga Kodi Penal, nenet e shpërdorimit të detyrës, e shkeljes së barazisë në tendera, e fshehjes së të ardhurave, e përfitimit të paligjshëm, korrupsionit pasiv, pastrimit të produkteve të veprave penale, moskallëzim krimi, etj.

Ai, në mënyrë më të papërgjegjshme, është promotor i aplikimit të procedurës me negociata të mbyllura. Po rikujtoj këtu se, detyra e tij më kryesore është një: të shikojë përputhjen me aktet ligjore të vendimeve të qeverisë. Ai ka një departament specialistësh, të sprovuar juridikë dhe ka një departament të luftës kundër korrupsionit. Por, interesi i pasurimit të tij personal, e shtyn këtë mafioz të shkruajë se, të mashtrojë se autoriteti kontraktues ka shpallur procedurën”, u shpreh Berisha në një deklaratë për mediat.

Kryedemokrati nënvizoi se pas veprimeve të kryera nga Agaçi, filloi edhe “afera e tmerrshme mbi 450 milionë euro të vjedhura”.

“Autoriteti kontraktues nuk ka shpallur asnjë procedurë, por e ka dhënë me negociata të mbyllura si në shpellat e mafias. Këtu fillon afera e tmerrshme mbi 450 milionë euro të vjedhura”, u shpreh Berisha.

Paraardhëse

Meta nga selia e LSI: Kisha pak nostalgji, u riktheva për të shpëtuar integrimin! Ky është agim i ri

Pasardhëse

“Miss hajnia po zëvendëson Arben Ahmetajn”, Sali Berisha hedh akuzat e rënda ndaj ministres së Ramës: Një njeri që e ka verbuar babëzia! Shpenzon nga 200 mijë euro

Pasardhëse

“Miss hajnia po zëvendëson Arben Ahmetajn”, Sali Berisha hedh akuzat e rënda ndaj ministres së Ramës: Një njeri që e ka verbuar babëzia! Shpenzon nga 200 mijë euro

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.