• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Adriatik Llalla lëshon lajmin “bomb”: Ambasadorja më erdhi në zyrë dhe më kërkoi arrestimin e Sali Berishës

31 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
484
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë një deklaratën e fortë, kur tha se ish-ambasadorja e BE, Romana Vlahutin i kishte kërkuar arrestimin e Sali Berishës.

Intervista:

Pyetje: Zoti Lalla nuk jeni i vetmi qe jeni kërcënuar nga një ambasador amerikan, në këtë studio ku jeni ulur ju është e bujshme deklaratat e Presidentit Meta i cili tha: Ambasadorja Kim me kërkoj te shkel ligjin pasi siç tha Meta edhe ne kemi gjera për ju; pra është një shantazh i drejtpërdrejtë.

Ndërkohë zoti Berisha në mënyrë surprizë është shpallur non-grata nga SHBA ashtu si ju në të njëjtat argumente edhe përgjigja e zëdhënësit të DASH është me motivacioni se opinioni në Shqipëri dhe rajon është i bindur për korrupsionin por nuk kërkohen prova nga ne. A është kërkuar Adriatik Llallës si kryeprokuror të arrestojë Ilir Metën dhe Sali Berishën?

Llalla: Kjo është temë për të cilën jam shprehur më herët dhe duket e pavend që t’i rikthehemi të tillë diskutimi dhe të mos ta ripërsërisim.

Pyetje: Kohë e kaluar, por a ju është kërkuar konkretisht me emër të arrestohet Sali Berisha konkretisht nga një ambasador?

Llalla: Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohen, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë.

Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestojë Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla.

Pyetje: I njoftuar për këtë kërkesë institucionet shqiptare?

Llalla: Po kam informuar zotin Nishani, Presidenti i Republikës, dhe zotin Meta që ishte kryetar parlamenti.

Pyetje: Si reagoi Nishani?

Llalla: Zotit Nishani iu duk e pabesueshme. Vlahutin kishte shkuar menjëherë pas takimit me mua, në zyrën e Metës për të sqaruar këtë debat, duke i paraprirë ndonjë reagimi të mundshëm të tij, moment në të cilin Meta kontaktoj me mua dhe sqaroj se si ishte situata.

Pyetje: A keni pasur prova ju për Sali Berishën?

Llalla: Në asnjë rast nuk ka pasur që hetimi të nxjerr prova që Sali Berisha të ishte përfshirë në një situatë paligjshmërie.

Pyetje: A ka pasur ndonjë rast që Berisha të jetë akuzuar nga qeveria Rama në prokurori.

Llalla: Jo asnjë rast.

Pyetje: Në një letër që keni dërguar në Kongresin Amerikan është bërë në media publike dhe nuk e di sa e vërtetë përmbajtja, jeni shprehur që ju është kërkuar nga ambasadori amerikan arrestimi i zotit Meta?

Llalla: Për zotin Meta u pozicionua vetë dhe pas takimit me Lu u shpreh në mënyrë jo korrekte që tha; unë i besoj ambasadorit dhe jo prokurorisë shqiptare.

Për Berishën ka pasur kërkesë për arrestim vetëm nga Vlahutin dhe jo nga ambasadori amerikan.

Jo ambasadori amerikan.

Paraardhëse

“Ishte personi i parë në planet që Sekretari Amerikan i bëri publik ndalimin”, Adriatik Llalla komenton shpalljen ‘non grata’ nga DASH

Pasardhëse

“SPAK është nën kontrollin e Ambasadës Amerikane”, Llalla del me akuzën e fortë

Pasardhëse

“SPAK është nën kontrollin e Ambasadës Amerikane”, Llalla del me akuzën e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.