• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Abazoviç: Nëse “Ballkani i Hapur” është alternativë ndaj BE-së, Mali i Zi nuk pajtohet me iniciativën

3 December, 2021
në Kryesore, Rajon
0
71
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkimi Evropian është një prioritet për Malin e Zi dhe faqja e fundit në rrugën e reformave, tha Dritan Abazoviç.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Abazoviç i cili mori pjesë në konferencën Studime për Evropën Juglindore në Oxford, me temën “Ballkani i Hapur ose Bashkimi Evropian”, duke folur për qëndrimin e shtetit malazez ndaj nismave rajonale, tha se “vendi ynë mbështet fuqishëm çdo lloj bashkëpunimi”, raporton rtcg.

“Për ne BE-ja është prioriteti kryesor dhe ndalesa përfundimtare në rrugën e reformës. Nëse e shikojmë Ballkanin e Hapur si alternativë ndaj BE-së, atëherë nuk jemi për këtë, por nuk jam i sigurt se kjo nismë është në kundërshtim me integrimin evropian. Përkundrazi, çdo lloj bashkëpunimi më i thellë do të dërgonte në reforma më të shpejta. Qëllimi është të punohet për pajtim, por edhe për përmirësimin e standardit të jetesës. Dy shtyllat më të rëndësishme të transformimit të rajonit janë shteti i së drejtës dhe ekonomia”, tha Abazoviç.

I pyetur se si perceptohet ideja e Ballkanit të Hapur në Mal të Zi, Abazoviç u përgjigj se ideja nuk ishte shpjeguar mirë.

“Nëse u thoni njerëzve se kjo është ideja pas projekteve të ‘shtetit të madh’, ata janë logjikisht kundër saj. Por kur u shpjegoni se kjo nuk është realisht e vërtetë dhe se çështja është se ata nuk do të presin më në kufij, se ne do të aplikojmë bashkë për projekte infrastrukturore dhe do të luftojmë më fort krimin e organizuar, atëherë perceptimi ndryshon. Rajoni ka nevojë për besim dhe kjo është e pamundur të ndërtohet nëse shohim armiqësi në çdo gjë”, tha Abazoviç.

Ai përsëriti tezën se është pro promovimit të “frymës europiane”, që do të thotë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen, por të bëhen të padukshëm.

Ndryshe, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja-Hercegovina janë shtetet që po kundërshtojnë “Ballkanin e Hapur” ndërkohë pjesë e saj janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Paraardhëse

Mësoni si të ulni tensionin e lartë me lëngun e limonit

Pasardhëse

E zbulon për herë të parë! Berisha zbulon vendin se ku do të mbajë Kuvendin e 11 dhjetorit

Pasardhëse

E zbulon për herë të parë! Berisha zbulon vendin se ku do të mbajë Kuvendin e 11 dhjetorit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.