• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A shpërndahet koronavirusi përmes ajrit? Përgjigjet mjeku Prifti

11 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifi është shprehur se nuk i qëndron tezës së shpërndarjes së virusit përmes ajrit, ndërsa ai shtoi se nëse do të ishte ashtu, numrat e viktimave do të ishin në rritje.

“OBSH ka problemet e veta me situatën e krijuar, por të mundohemi të flasim shkencërisht. Që në momentet e para janë reflektuar disa të dhëna shkencore, që ndoshta juve ju duket çudi, që kishin të bënin me disa regjistrime në autobusët e Ëuhanit. Pacienti që ishte pozitiv, matej distanca që ishte larg nga personi negativ dhe përmes kësaj distance ishte e pamundur që të merrej virusi përmes spërklave. Që aty, nga disa struktura, që nuk u dhanë më, filloi një konceptimi i sëmundjes, që ka shumë të ngjarë që ky të jetë aerogen.

U mendua se mund të jetonte për disa minuta përmes ajrit, dhe më vonë pati disa studime në Europë që e jepnin një mbijetim të virusit në kushtet e ajrit deri në 30 minuta. Studimi i fundit fare ka qenë deri në 3 orë. Në rast se ka studime të tjera që e zgjasin këtë periudhën, mbetet për t’u parë efekti i faktit se ky virus nuk futet në kategorinë e viruseve që ndryshonin shpesh. Por ndryshojnë ama, ka kushtet e veta. Nëse ka ndodhur një mutacion i ri, kjo është frika. Shumica e viruseve, që i krijon natyra, jep mundësi që të zbuten pasi kanë një postulatë të vetën; nuk mund të krijojë një gjallë që më pas ta vrasi një gjallë tek e cila jeton. Ky virus fillon dhe evoluon drejt një forme më të butë ndaj njeriut.

Ky virus, që të ketë efekt mutant, që të bëhet aerogen, atëherë do të përbënte një episod shumë të rëndë për njëzimin. Nuk mendoj se jemi përballë kësaj alternative, pasi do të kishim një numër tjetër në Itali, Spanjë apo Britani. Nuk mendoj se jemi në kushtet që ajri i kondicionuar të transmetojë këtë virus. Pse? Sepse në rast se do ishim përballë kësaj situate, numri i rasteve të vdekjeve në vendet e tjera nuk do të shkonte drejt uljes. Do shkonte drejt një rritje të madhe, në shifra të paimagjinueshme, të pakonceptueshme. Por këtu duhet të ngrihet një klauzolë që të flitet për këtë lloj virusi.

Jo më larg se pak ditë më parë ka dalë një formë mutante e virusit, që është më infektuese, por më pak vdekjeprurëse. Maskat, distancimi, jeta më pak komunitare, janë mënyrat dhe teknikat për të reduktuar kontaminimin dhe shpërhapjen e virusit. Vendimet e Komitetit Teknik për karantinën, kanë qenë korrekte. Merendoj se ai është një komitet është përbërë nga njerëz të specialiteteve përkatëse. Ky virus ka dalë nga forma e sëmundjeve klasike. Nuk është mjekim që bëhet nga një specialitet, por kërkon dhe mjekë të tjerë. Ka nevojë për mikrobiologë, gjenetistë, reanimatorë. Ky do të ishte i vetmi sugjerim që mund të bëja.

Në Itali përllogariten rreth 280 mjekë që kanë humbur ketë. Ne kemi humbur një anëtar të trupit pedagogjik, Arjan Pushin dhe një koleg tjetër. Dy nga një regjiment nga ata pak mjekë që punojnë në Shqipëri. Ka pasur mjekë dhe infermierë të infektuar dhe kjo është normale, pasi trajtojnë jo vetëm pacientë me COVID. Mjeku është punë publike, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me popullatën. Rreziku është më i madh. Termin që “QSUT është vatër infeksioni”, ky është term pexhorativ. QSUT është vatër e dijes, e mirë apo e keqe, më e mira që kemi. Përveç problemeve, QSUT është e vetmja vatër e dijes që disponojmë ne vendin tonë. Është vatra kryesore e luftës për jetën e njërit në vendin tonë.”, – tha Prifi.

Paraardhëse

Sa vjen e zbukurohet! Arbana Osmani po shijon javët e fundit të shtatzënisë, ja si duket (FOTO)

Pasardhëse

Besi dhe Xhensila vërtetuan edhe njëherë se kanë mbetur fëmijë në shpirt (VIDEO)

Pasardhëse

Besi dhe Xhensila vërtetuan edhe njëherë se kanë mbetur fëmijë në shpirt (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.