• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A përfitoi Shqipëria nga taksa 100 për qind me Serbinë? Ja çka tregojnë shifrat

25 November, 2019
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për 10 muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës produkte me vlerë prej rreth 204 milion euro. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet u zgjeruan me gati 13 për qind. Por, pas një nisjeje të mirë në muajt e parë të vitit, ritmi i tyre u ngadalësua ndjeshëm në vijim.

Tregu i lënë bosh nga Serbia, pasi Kosova vuri taksë 100 për qind për produktet e saj, duket se nuk është arritur të shfrytëzohet nga prodhuesit shqiptarë, teksa eksportet në 2019-ën u rritën shumë më pak se dy vitet e mëparshme, kur ndryshimi vjetor në 2017 dhe 2018 për të njëjtën periudhë ishte përkatësisht 30 dhe 27 për qind, sipas të dhënave të INSTAT.

Produkti më i eksportuar në Kosovë është giza dhe çeliku, me 38 për qind të totalit, percjell Monitor përmes një analize.

Produkti i dytë më i eksportuar është ai i lëndëve djegëse me 13 për qind të totalit. Për periudhën janar-tetor të këtij viti, eksportet e këtij grupi u zgjeruan me 7.6 për qind, që ka ardhur nga rritja e shpejtë në muajt e parë të vitit, por me pas me bllokimin e aktivitetit të rafinerisë së ARMO, tendenca u ngadalësua ndjeshëm.

Grupin e tretë e përbëjnë produktet e gëlqeres dhe çimentos, që përbëjnë 9 për qind të totalit, me një rritje prej gati 10 për qind me bazë vjetore.

Eksportet e frutave, dhe pijeve kanë shënuar një rritje të lartë dyshifrore prej rreth 30 për qind, por ato mbeten të ulëta, duke përbërë vetëm 3 për qind të totalit të eksporteve drejt Kosovës.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, nga vendosja e tarifës 100 për qind, Serbia ka eksportuar 430 milionë euro mallra më pak. Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, vlera e produkteve të importuara nga Serbia në Kosovë është 4 milionë euro, kurse nga Bosnja e Hercegovina, 2 milionë euro. Në Dogana shprehen se importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është zëvendësuar nga vendet e rajonit apo të Bashkimit Evropian – raporton Monitor. /tesheshi

Paraardhëse

Ilir Meta: Nuk iki nga sheshi deri sa të kthejmë të drejtën për referendum

Pasardhëse

Habit Ilir Meta: Jam gati të jap dorëheqjen

Pasardhëse

Habit Ilir Meta: Jam gati të jap dorëheqjen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.