• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A mund të jetë Fredi Beleri kryebashkiak nga burgu? Analisti i njohur sqaron anën ligjore

23 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
105
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Neritan Alibali i ftuar në “Top Talk” shpjegoi nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, do ta marrë detyrën nga burgu, pas arrestimit për akuzat e blerjes së votave.

Ai u shpreh se në momentin e certifikimit të zgjedhjeve Fredi Beleri konsiderohet kryetari i bashkisë, por Këshilli i Ministrave mund të marrë vendim për shkarkimin e tij.

Ky vendim mund të merret nga ata pasi nuk mund ta ushtrojë detyrën nga burgu. Gjërat mund të ndryshojnë nëse Gjykata e Apelit mund të marrë vendimin për të vijuar hetimin teksa është i lirë, pasi mund ta kryejë detyrën e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

“Duhet të kemi parasysh faktin që akoma nuk është certifikuar rezultati i zgjedhjeve, pra kur të bëhet në Himarë atëhere i jepet mandati Fredi Belerit. Personi që është në burg, derisa të merret vendimi i formës së prerë nga gjykata presumohet i pafajshëm. Në momentin që KQZ-ja shpall fitues zotin Beleri, ai merr mandatin e kryetarit të bashkisë, pavarësisht se pushtetin e merr kur të ndërrohet me kryetarin e vjetër. Që në momentin e certifikimit të zgjedhjeve, Fredi Beleri konsiderohet kryetari i bashkisë. Që nga ky moment Këshilli i Ministrave do të marrë vendim për shkarkimin e zotit Beleri.

Këshilli i Ministrave mund ta marrë këtë vendim, pasi së pari nuk mund ta ushtrojë detyrën nga burgu, së dyti sepse avokatët brenda pesë ditësh duhet të apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit mund të mbajë në fuqi arrestin me burg, ose mund të japë masa më të buta, si arrest shtëpie ose ndjekje në gjendje të lirë.

Në qoftë se gjykata i jep Fredi Belerit masën ndjekje në gjendje të lirë, ai ka të drejtë ta marrë detyrën dhe të ushtrojë veprimtarinë si Kryetar Bashkie, duke vazhduar të hetohet nga prokuroria dhe derisa të shpallet zyrtarisht i dënuar me vendim të formës së prerë. Por nëse gjykata marr vendimin për arrest me burg, pas marrjes së mandatit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Këshilli i Ministrave më kërkesë të prokurorisë mund ta shkarkojë”, deklaroi analisti.

Paraardhëse

Çështja Beleri! Frrok Çupi hedh dyshimet e forta, ja lidhja e Berishës me kryebashkiakun e Himarës

Pasardhëse

Fredi Beleri lihet në burg, Spartak Ngjela hedh dyshimet e forta: Ja skandali që po fsheh politika greke

Pasardhëse

Fredi Beleri lihet në burg, Spartak Ngjela hedh dyshimet e forta: Ja skandali që po fsheh politika greke

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.