• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

A mund ta shpëtojnë bunkerët e mëdhenj Rusinë nga një luftë bërthamore?

14 December, 2020
në Botë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sipas Ministrisë ruse të Situatave të Emergjencës, në rastin të një sulmi bërthamor ndaj Moskës, në bunkerët nëntokësore ka hapësirë ​​për strehimin e të gjithë popullsisë. Ndërsa ky është një pretendim shumë i guximshëm, Moska është e famshme për numrin e madh të bunkerëve që ka në dispozicion për mbrojtjen e civilëve dhe ushtrisë.

Një moskoviti zakonshëm mund të tregojë zakonisht një ose dy histori të çuditshme se si janë shfaqur bunkerët në jetën e tyre të përditshme. Por çfarë lloje bunkerësh ekzistojnë? Sa të mbrojtura janë ata?

Në nivelin makro, bunkerët në Moskë mund të klasifikohen në 4 lloje:bodrume, metro, metro-2 dhe sferikë. Dy llojet e para përdoren kryesisht për mbrojtjen e civilëve. Dy të fundit përdoren kryesisht nga agjencitë ushtarake dhe ato qeveritare.

Sistemi më i madh dhe më i famshëm i mbrojtjes civile në Rusi është Metroja e Moskës. Ajo është projektuar enkas për t’u mbrojtur kundër një sulmi bërthamor, duke u mburrur jo vetëm me thellësinë e madhe ku ndodhet, por me përforcime në tunele dhe dyer, që lejojnë një mbrojtje të plotë kundër presionit të shpërthimit dhe pasojave.

Këto dyer gjenden zakonisht në stacionet kryesore të metrosë, ndërsa ato periferike mund të kenë më pak ose aspak mbrojtje nga shpërthimet bërthamore. Zakonisht, stacionet e reja ndërtohen për mbrojtje nga shpërthimi bërthamor, duke përdorur metodat ushtarake më moderne.

Veçanërisht, stacioni “Park Pobedy” është ndërtuar në një mënyrë të tillë që minimizon gjasat e zbulimit të strukturës nga satelitët. Përveç metrosë, strehimore të ndryshme për civilët janë të përhapura anembanë Moskës.

Ato janë zakonisht shumë të cekëta, dhe kanë mbrojtje të kufizuar në rastin e një presioni ë madh nga një shpërthim bërthamor. Prania e tyre identifikohet zakonisht nga prania e oxhaqeve të ndryshme që sigurojnë ajrosjen e këtyre bunkerëve.

Disa nga këto strehimore janë rivendosur në biznese dhe parkingje. Këto zakonisht janë të tipit “bodrum”. Detajet mbi këto lloj bunkerësh janë publike, pasi ka dokumente që i përshkruajnë ata në specifikimet më të imta.

Të gjithë bunkerët duhet të jenë në gjendje t’i mbijetojnë një presioni ajror deri në 100 kilopaskal, dhe të kenë rezerva ushqimore dhe ujë për 2 ditë. Edhe sistemet e filtrimit të ajrit janë standarde. Ndërkohë, është siguruar edhe prodhimi autonom i energjisë për të mundësuar funksionimin e sistemeve të filtrimit të ajrit dhe ndriçimit.

Pas një periudhe amullie, qeveria ruse duket se po shpenzon sërish para për këtë aspekt të infrastrukturës, me një program të nisur në vitin 2015 që ndërton ose rikonstruksion bunkerët e vjetër të mbrojtjes civile. Në vitin 2016, u zhvilluan një stërvitje në shkallë të gjerë, në të cilën u përfshinë mbi 40 milion njerëz.

Shumë më pak informacione në dispozicion ka mbi bunkerët ushtarakë. Por këto të fundit priren të jenë më të thella se bunkerët civilë. Ndërsa bunkerët ushtarakë u ndërtuan për herë të parë sipas modeleve “bodrum” dhe “metro” (kompleksi Tagansky Bunker 42 është një shembull i mirë i një bunkeri të hershëm në stilin “metro”), ushtria u zhvendos në vitet 1970-1980 tek modelet“sferë” dhe “metro-2”.

Stili “sferë” i bunkerit u zhvillua si një mënyrë për të përmirësuar mbijetesën e bunkerëve të cekët, pasi këta të fundit janë më pak të kushtueshëm në ndërtim sesa ata më të thellë. Për të arritur një mbijetesë më të madhe, një bunker i tillë ndërtohet në formën e një sfere.

Kjo sferë vendoset brenda një boshti rrethor të cekët. Amortizatorët e tronditjeve, vendosen përrreth sferës duke u lidhur në një bunker të brendshëm. Këta armotizatorë mund të jenë

të pranishëm edhe tek bunkerë të tjerë që përdorin një teknologji të ngjashme, në të cilën bunkeri qendror pajiset me amortizatorë në një strukturë qendrore, me variacione të ndryshme në formën e bunkerit qendror.

Stili i bunkerit “metro-2” përcaktohet në mënyrë të ngjashme me stilin e vjetër “metro” por është më i thellë nën tokë për të pasur një rezistencë dhe fshehtësi më të madhe ndaj shpërthimit. Thuhet se ata janë ndërtuar në dy faza, së pari në vitet 1970-1980, të quajtur faza D-6, dhe e dyta midis viteve 1990-2000 nga kompania TIS, që gjithashtu ndërton stacione metroje për përdorim civil.

Sidoqoftë, shumica e burimeve që raportojnë mbi “metro-2” janë spekulative, krahasuar me ato kryesore që janë raportet e të apasionuarve në këtë fushë, të cilët mund të kenë rastisur të kenë parë disa hyrje apo dalje të një “metro-2”, apo të kenë parë ndonjë raport të vitit 1990 mbi sistemin.

Pavarësisht nga numri i madh i bunkerëve, përparimet e fundit në teknologjinë e armëve bërthamore, po kërcënojnë që të vjetërsojnë standardin minimal të mbrojtjes civile. Ndërsa kjo teknologji përmirësohet, ka më shumë të ngjarë që nivelet e presionit të përjetuara nga bunkerët e mbrojtjes civile të jenë më të mëdha sesa parashikohej nga projektuesit e tyre.

Paraardhëse

A do e pranojë postin e ministrit të Brendshëm nëse do ia ofronte Rama? Përgjigjet Ermonela Felaj

Pasardhëse

Hulumtimi: Serbët nuk duan të martohen me shqiptare, e kundërshtojnë idenë për shkëmbim me territore

Pasardhëse

Hulumtimi: Serbët nuk duan të martohen me shqiptare, e kundërshtojnë idenë për shkëmbim me territore

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.