Drejtori sportiv i ekipit të Partizanit, Olsi Rama ka folur mbrëmjen e djeshme ëpr akuzat që janë hedhur ndaj tij ndër vite dhe tregoi pse ka zgjedhur të mos iu përgjigjet.
Në një intervistë për “Ilva Now” , Rama tha se akuzat ndaj tij pasi synojnë dëmtimin e imazhit të vëllait , kryeministrit të vendit.
“Unë mendoj se sulmohet thjesht për faktin e lidhjes sime familjare me vëllain. Mendoj se çdo gjë përdoret për të dëmtuar imazhin e tij. Kam vendosur të mos përligjem pasi nuk dua të bëhem pis në llumin që të tjerët ngrenë. Unë e di se çfarë bëj dhe çdo gjë që bëj është e drejtë, e ligjshëm dhe e rregullt.
Nuk bëj asgjë nga ato që më akuzojnë, kështu që për këtë pjesë jam i qetë. Nëse do të më akuzojnë për ndonjë gjë tjetër dhe nëse do të prekem atëherë do të përgjigjem. Deri tani më kanë lënë thjesht indiferent. E di që janë pjesa e pisët e luftës politike që bëhet në Shqipëri është një gjë që nuk nderon ata që e bëjnë në radhë të parë. Akuzat janë të vazhdueshme deri në pikën kur nuk shoh më lajme dhe lexoj vetëm gazetat sportive”, – tha Olsi Rama.
I pyetur nëse ka përfituar nga fakti se është vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama u përgjigj: “Absolutisht jo sepse Partizani nuk ka pasur asnjë tender dhe një terren sportive që ka pasur që përpara shumë e shumë vitesh, dihet se u ndërtuan pallate dhe atë terren sportive për të zhvilluar akademinë i është dhënë që përpara se të shkoja drejtor.”
Diskutime rreth kësaj post