• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A ka të drejtë të futet në parlament Sali Berisha? Ja si përgjigjet Dashamir Shehu

8 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur një emision për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe nëse duhet të jetë pjesë e parlamentit të ri apo jo.

Mirëpo Dashamir Shehi thotë se kjo çështje nuk është kryesore për opozitën, pasi ka një mijë probleme të tjera, ndërsa Berisha duhet që t’i dalë vetë zot kësaj çështje.

Sipas Shehit, problemi kryesor i Shqipërisë është Edi Rama që qeveris nga 8 vite dhe do vazhdojë ta bëjë për edhe 4 vite të tjera, nuk është Sali Berisha i cili është larguar 8 vite më parë.

“Sali Berisha është personazh i këtyre 30 vite. Po i bëhet qejfi Edi Ramës që i është dhënë shumë peshë kësaj çështje. Duhet ta marrim me qetësi. Po ndodh një gjullurdi shumë e madhe. Ky është një nga problemet e opozitës, e cila ka 1000 probleme. Në rast se është çështje korruptive ajo e Berishës, mendoj se është çështje personale e Berishës dhe duhet t’ia dalë për zot vetë. Duhet ta rregullojë Berisha. Nuk kanë përse të ngarkohen të tjerët. Kjo gjykohet nga gjykatësit jo nga ne. Duhet t’i përgjigjet Berisha ashtu siç përgjigjet në gjykatë dikush që ka vjedhur drita, etj. Shteti shqiptar ka një institucion që vendos, që është KQZ. Ka për detyrë të thotë: t’i zoti Berisha nuk ke të drejtë të hysh në Parlament. Për pjesën penale merret drejtësia, për pjesën administrative merret KQZ. Për pjesën politike, vendoset me vota. Berishën e kanë dashur dhe është bërë kryeministër. Kur se kanë votuar më ka ikur Berisha. Ka dalë nga pushteti me vota. Dhe gjykimi politik i është bërë Berishës. Gjykimi i fundit është ai publik. Edhe ky është një gjykim a është burrë i mirë apo i keq. Ky është gjykim subjektiv. Kjo i lihet kohës. Mirë apo keq ai është një personazh që ka hyrë në histori. Po merremi më shumë sesa duhet me një temë. Opozita shqiptare ka probleme të tjera. Shqipëria ka shumë halle më të mëdha, dhe nuk është Berisha që ka ikur me votë. Problemi i Shqipërisë është ky që na ka qeverisur nga 8 vite dhe do vazhdojë dhe 4 vite të tjera. Ky është problemi i Shqipërisë. Nga viti 2022 mund të kapim ndonjë Bullgari. Si të ndalojmë ikjen e të rinjve. E ka bërë borxhin e Shqipërisë që po shkon në 100%. Si të ndalojmë kriminalizimin. A kemi ndonjë perspektivë për të hyrë në Europë? Nëse do mbajmë këtë politikë të jashtme me rrëmujë ballkanike ku kemi hyrë, s’do bëjmë përpara. Ky është halli im dhe unë do hyj në parlament për të vazhduar këtë betejë. E mira e këtij vendi është që ligjet të zbatohen dhe e mira është që të gjykohet në bazë të ligjeve dhe jo nga opinioni. Mendoj se ky lloj halli i Berishës do zgjidhet për një muaj a dy muaj”, deklaroi ai.

Paraardhëse

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së paralajmëron zhvillime të bujshme brenda partisë: Amerikanët kur e nisin diçka e çojnë deri në fund

Pasardhëse

Fatos Klosi nxjerr detaje nga skandali që rrezikon mandatin e Sali Berishës: KQZ e ka këtë informacion

Pasardhëse

Fatos Klosi nxjerr detaje nga skandali që rrezikon mandatin e Sali Berishës: KQZ e ka këtë informacion

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.