• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A ishte Rama në rolin e ndërmjetësuesit mes Greqisë dhe Turqisë? Analisti i njohur zbërthen dy takimet e kryeministrit me Erdogan dhe Mitsotakis

18 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi si dhe deklaratat e këtij të fundit për çështjen e detit, ndërsa e cilësoi atë ndërmjetësues mes shtetit helen dhe Turqisë.

Në një lidhje skype për ‘News24’, Nazarko pohoi se kryeministri Rama i referohet një pale të tretë për zgjidhjen e kësaj çështje, që sipas analistit ka shumë gjasa të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se kjo zgjidhje për çështjen e detit Greqi-Shqipëri do të shërbejë edhe për problemin me Turqinë.

“E para qëndrimi i Ramës në Athinë ishte në kuadër të një takimi periodik të ‘Ekonomistit’ që bëhet në shtator. Ai ishte menjëherë pas disa ditëve të pushimit diplomatik të tij në vilën e presidentit turk, në Marmaris. Kush është laik në këtë çështje e kupton se zoti Rama nuk ka zgjedhur rastësisht që të ketë këtë radhë të ngjarjeve të aktivitetit të tij. Tema e marrëdhënieve shqiptaro-greke është diskutuar në Turqi, ashtu si tema e marrëdhënieve shqiptaro-turke është diskutuar në Greqi. Dua të supozoj-edhe si dëshirë, por dhe mbështetur në disa shenja- se zoti Rama mund të ketë luajtur një rol ndërmjetësuesi, a lehtësuesi, apo korrieri mes grekëve dhe turqve. Është një rol që Rama besohet se e ka luajtur sipas burimeve të mirinformuara edhe në raste të tjera. Ai ka luajtur rolin e lehtësuesit për një pastor amerikan që u dënua nga një gjykatë turke me 6 vite burg dhe që më pas u lirua me një falje të presidentit, veprim i diskutuar midis Presidentëve Erdogan dhe Trump. Rama të paktën ka bërë ambasadorin e qëllimeve të mira mes SHBA dhe Turqisë në kohën kur marrëdhëniet mes presidentëve ishin të akullta. Fuqitë e mëdha në konflikt a përplasje, jo rrallë zgjedhin që të komunikojnë përmes një përfaqësuesi të besuar mes tyre. Ndaj dua të supozoj se dhe në këtë rast Rama ka diskutuar, ka marrë inpute, prej Erdogan e Mitsotakis, për këtë darkë, që ai përtej stilit të tij të figurshëm jo politik, e quajti “darkë të bukur”, ndërsa takimin me Erdogan e quajti; “takim me një mik të çmuar”. Janë këto shenjat ku mbështetet pandehma ime: a) E kaluara e Ramës si një lloj ambasadori i qëllimeve të mira; b) Radha e takimeve të tij; c) Ulja e intensitetit retorik në polemikat Turqi-Greqi; d) Impakti që zgjidhjet e dy kontesteve kanë tek njera tjetra dhe që po shkojnë eventualisht tek një modalitet i njëjtë zgjidhjeje. Po shkohet tek e njëjta zgjidhje, me një palë të tretë.

Në lidhje me palën e tretë në fakt-Rama ka qenë ambig, nuk ka qenë i prerë. Është përdorur termi Gjykatë Ndërkombëtare (Haga ose diku tjetër), madje për një palë të tretë. Rama zgjodhi të fliste me shqiptarët e Greqisë në Athinë, degët e PS-atje.. Po shoh një ulje të intensitetit të polemikave publike mes Greqisë dhe Turqisë. Është pandehmë kjo e imja, nuk kam informacione të brendshme.”, tha analisti.

Paraardhëse

Rezart Veleshnja flet troç: Është fat të punosh në një kompani ku njerëzit si Lori është vështirë ti gjesh

Pasardhëse

Cikloni godet fuqishëm Greqinë, njerëzit bllokohen nëpër shtëpia, shikoni çfarë po ndodh (FOTO)

Pasardhëse

Cikloni godet fuqishëm Greqinë, njerëzit bllokohen nëpër shtëpia, shikoni çfarë po ndodh (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.