• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

A ishin këto mesazhet e Kerrit?

16 February, 2016
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Blendi Fevziu

Pa asnjë befasim dhe ashtu siç pritej, Kerri ka ikur nga Shqipëria duke lënë pas mesazhe të qarta, por edhe komente kontradiktore e hamendje, që nuk mungojnë kurrë në raste si ky. Në ikje, më shumë se sa në ardhje, protagonistët tentojnë të manipulojnë opinionin, duke lidhur vizitën dhe vëmendjen e Sekretarit me aksionet politike lokale. Edhe pse kësaj here protagonizmi ka qenë më modest, të gjithë janë të bindur që axhenda e Sekretarit të Shtetit nuk mund të përqëndrohet në detaje dhe as mund të trajtojë ato. Ndaj, jashtë tyre, duket se Kerri ka mbërritur në Shqipëri për disa tema, që as trajtoheshin për herë të parë dhe as ishin ekskluzivitet i vizitës së tij. Për të arritur tek mesazhet e vizitës, duhet parë pak më thellë prioriteti i diplomacisë amerikane në Shqipëri. Dhe ajo që amerikanët kanë nënvizuar më shpesh kohët e fundit. Nuk dihet se sa është trajtuar cështja e opozitarëve iranianë, por me gjasë, nuk ka qenë ky thelbi i vizitës. SHBA padyshim që ka negociuar edhe me vende të tjera për këtë problem që kërkon zgjidhje për t’i hapur rrugë marrëdhënieve të ndryshuara me Teheranin. Një burim në Uashington i ka thënë opinion.al, disa kohë përpara vizitës së Kerrit se axhenda amerikane për Shqipërinë ka pasur këto prioritete:

– Çështjen e dekriminalizimit

– Çështjen e reformës në drejtësi

– Problemin shumë të ndjeshëm të luftës kundër korrupsionit

Dhe së fundi, problemin e zgjedhjeve. Ku përfshin zgjedhjet e lira dhe mosdeformimin e vullnetit te zgjedhjesve jo vetëm përmes vjedhjes, por edhe blerjes së votës direkt apo indirekt.

Nga burime tonat duket se këto kanë qenë edhe mesazhet që Kerri ka dhënë në takimet e tij, sidomos në atë me shoqërinë civile. Nuk është cudi që derivat i këtyre prioriteteve të kenë qenë edhe disa vendime në axhendën e Sekretarit të Shtetit.

Së pari ai ka shmangur parlamentin dhe kjo ka një llogjikë. Sekretari i Shtetit vështirë se do t’i drejtohej një parlamenti në proces dekriminalizimi. Një parlamenti me personazhe që nuk dihet se cfarë të shkuare kanë pasur dhe se si do të trajtohen nga ligji sapo ky të hyjë në fuqi. Ky do të ishte mesazhi më i mirë për një parlament që nuk përfaqëson Shqiperinë e vërtetë.

Së dyti, mostakimi me Metën, mund të ketë lidhje me faktin që LSI shihet nga shumë prej ndërkombëtarëve si një strukturë që deformon votën e lirë. Një parti që shfrytëzon strukturën shtetërore për të rritur numrin e votave përmes manipulimit me para ose me punësim në strukturat e shtetit. Pikërisht ajo që partnerët tanë duan që të marrë fund në Shqipëri.

Së treti, problemi i korrupsionit është nënvizuar kësaj here më drejtëpërdrejtë. Pervecse me siguri që ai ka qenë pjesë e bisedimeve me qeverinë dhe opozitën, ai u synua të nënvizohej si rrezik edhe permes takimit me shoqërinë civile. Ndërkombëtarët mendojnë se shoqeria civile dhe publiku mund të bëjnë më shumë në luftën kundër korrupisionit dhe në denoncimin e tij. Sic ka qenë psh, prania e gazetares së BIRN në takim. Një media që ka bërë jo pak në denoncimin e korrupsionit në Shqipëri.

Burime tonat kanë sqaruar se kompani amerikane PR, të kontraktuara nga Shqipëria, kanë tentuar të ndërhyjnë në axhendën e Sekretarit Amerikan, por derisa kjo nuk pësoi ndryshime, duket qartë që kanë dështuar. Kerri ka vijuar axhendën e tij, atë që Departamenti i Shtetit dhe Ambasadori Lu kanë nënvizuar gjithë këto kohë. Një axhendë që duhet marrë vërtet seriozisht, sepse më shumë se sa partnerëve na intereson të gjithëve ne.

Paraardhëse

Të sigurtë me tritol, kallashnikovë dhe (zh)drejtësi..!

Pasardhëse

Mos e hidhni lëkurën e mollës, ja përdorimet

Pasardhëse

Mos e hidhni lëkurën e mollës, ja përdorimet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.