• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

A i duhet më PD-së si Kryetar partie, Lulzim Basha?

30 May, 2021
në Opinion
0
106
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Ndriçim Kulla

Është e vështirë të shkruash në këtë gjendje kur përditë po dalin fakte dhe prova të qarta dhe të besueshme mbi masakrën e shit-blerjes së votave.

Madje është e dhimbshme, e turpshme, e pështirë të lexosh marifetet dhe truket e sofistikuara, bashkë me pacipërinë dhe arrogancën e të “panjohurve” të mëdhenj që këto zgjedhje i bënë “star-et” e zgjedhjeve, e që trumbetohen sikur janë shkrirë në një strategji të ashtuquajtur të makinerisë fituese të mazhorancës, alibia më e hidhur e një sistemi që provoi se mund të bëjë zgjedhje, por jo të lira.

Pikërisht, kjo është domosdoshmëria e madhe historike e së ardhmes sonë, të luftojmë e ta bëjmë transparente dhe të qartë si drita e diellit këtë makineri të errët dhe anti-demokratike, përndryshe nuk do të kemi kurrë të ardhme.

Kjo është lufta e së ardhmes sonë që duhet fituar tani, por që përkon si kohë edhe me betejen e përzgjedhjes së liderit të ardhshëm të Partisë Demokratike.

Nëse do të qemë në rrethana të tjera, jo vetëm që nuk do të kish pikë kuptimi të shtrohej tani kjo çështje, pasi duket shumë e vogël dhe meskine përballë misionit të madh të së ardhmes që na pret për të demaskuar këtë masakër, por nga ana tjetër nuk do të qe as e ndershme e as morale të kërkohej një gjë e tillë.

Ky është edhe “mëkati” i parë për të cilin do të mund të dënoheshin edhe kundërshtarët apo kandidadët e Bashës në këtë fushatë. Ata flasin vetëm për fajet dhe gabimet, dhe jo të fokusohen në problemin më të madh që ka sot baza demokrate. Po kështu, një “mëkat” tjetër do të qe mos-nënvizimi i punës së madhe, të jashtëzakonshme, kapilare që u krye për të ringritur drejt e plot besim trupin e demokratëve.

Vizioni dhe kultura, strategjia e duhur dhe e paqtë, por njëherësh e vendosur, e argumentuar, estetike dhe e mirështjelluar e liderit Basha gjatë fushatës më të mirë të kryer që prej shumë kohësh në vend, nuk duhet lënë qëllimisht në harresë, as duhet anashkaluar.

Një cinik do të thoshte se Basha nëpërmjet një strategjie të tillë kërkon të shpëtojë veten, duke mos marrë asnjë përgjegjësi mbi veten. Në një kohë që po ndodh e kundërta.

Nëpërmjet mbledhjes, grumbullimit, dokumentimit dhe ndjekjes së rrugës legale për të gjitha shkeljet e bëra nga mazhoranca, po merren pikërisht ato përgjegjësi që çdo parti do të duhej të mbarte mbi shpinë në emër të popullit të vet që e votoi, u shtrëngua, u josh, por nuk u trëmb dhe nuk u gjunjëzua nga strategjia e makinerisë së pushtetit.

Është një përgjegjësi që askush nuk mund t’i shmanget nëse e do të ardhmen e zgjedhjeve të lira, e më thelbësisht, nëse do të ardhmen europiane të vendit të vet. Në një perspektivë të tillë duhet shtruar edhe pyetja: A vallë u humbën zgjedhjet realisht? A vallë ato qenë të lira?

Sepse pikërisht përgjigjia e kësaj pyetje lidhet direkt edhe me qëndrimin apo jo të Bashës në drejtim të PD.

Natyrisht ka vend për shumë analiza, për gjëra që u bën gabim që duhet të ishin bërë më mirë, më shpejt, për një strategji që duhet të jetë e llojit “lifelong” në jetën e brendshme katërvjeçare të një partie në opozitë.

Megjithatë, të gjitha këto shtigje pyetjesh të shpien tek rruga e pyetjes së madhe: a vallë kishte mundësi të tjera përballje PD me këtë makineri pushteti?

Rrënjët e kësaj pyetje janë të vjetra dhe aspak nuk mund t’i faturohen gjëndjes së sotme, por gjithësesi duhet të jetë njëra nga betejat e ardhme më të mëdha të opozitës. Nëse dora e shtrire e mazhorancës do të qe e vërtetë, fillesa do të duhej të ishte ribërja e reformës territoriale.

Harta e dhimbshme e Shqipërisë sipër blu dhe poshtë Shkumbinit e kuqe, nuk është aspak vetëm verdikti i popullit, por kryesisht verdikti i marifeteve dhe trukeve të mazhorancës për ta përshtatur këtë ndarje territoriale me maksimalizimit e votës së saj partiake. Një korrigjim po kaq i rëndësishëm, që ka ndikuar drejtpërdrejtë me rezultatin e këtyre zgjedhjeve, është edhe ajo e koalicioneve ose moslejimi i tyre prej kodit zgjedhor.

Si PD ashtu dhe LSI gabuan që nuk krijuan konsesus për lista të përbashkëta duke u nxitur nga deliri i madh i madhështisë së secilit. Se kush është fajtori nuk mund ta di se nuk ka as trasparencë. Prandaj duhet menjëherë të ndryshohet kjo praktikë, e cila për të qenë të vërtetë u diktua edhe me pëlqimin e ndërkombëtarëve.

Nëse do të qenë maksimalizuar votat në cdo qark nëpërmjet një koalicioni apo liste të përbashkët midis dy partive kryesore të opozitës, atëherë edhe me gjithë këtë masakër votash, rezultati mund të qe fitues.

Madje edhe kështu, nëse do të mblidheshin votat e të dy partive, diferenca me mazhorancën është vetëm 30-40 mijë vota. Asgjë. Një diferencë e tillë nuk mund të diktojë askënd të thotë që ky popull është i majtë, e që ata që kanë votuar kundra qeverisë nuk janë pothuajse barabar me ata që kanë votuar pro.

Është edhe kjo një arsye themelore për ta shikuar në një këndvështrim ndryshe rezultatin e opozitës nën udhëheqjen e Bashës.

Tashmë ajo ka një pikë të fortë nga ku mund të punojë në të ardhmen, ka një platformë kërcimi dhe hopi të cilën duhet ta përpunojë nëpërmjet vazhdimësisë dhe shpalosjes më të mirë e më të thellë të strukturave ekzisuese të partisë, të cilat treguan qëndresë, vitalitet dhe sakrificë të jashtëzakonshme në këto zgjedhje.

Është i gjithë ky trup partiak që ndërtoi Basha gjatë gjithë këtyre viteve në opozitë, së bashku me personalitetin e tij prej lideri, ai që duhet vijuar, lëmuar, organizuar deri në përsosmëri, për ta shpënë pd deri në fitore.

Jo vetëm demokratët, por edhe opozita dhe në përgjithësi sistemi parlamentar nuk e kanë luksin të bëjnë eksperimente e të harxhojnë mundësi për të formuar një lideri të ri dhe për t’i dhënë atij kohën e duhur dhe të nevojshme të formimit të personalitetit dhe trupit partiak përreth tij.

Basha këtë rrugë tashmë e ka kaluar dhe përmes korrigjimeve në vite dhe fitimit të përvojës e ka kristalizuar dhe konturuar. Ne kemi nevojë për një trup të formuar dhe konsoliduar personaliteti dhe partie.

Le ta mbështesim të ndërtojë edhe një strategji fituese, e cila të fillojë pikërisht nga denoncimi ligjor dhe penal i masakrës së zgjedhjeve. Kjo është domsdoshmëria historike që na duhet.

E paskësaj, të përzgjedhjes më të mirë, më cilësore dhe me plot personalitete te kulturës dhe botës akademike (si te jugut ashtu dhe te veriut) te ekipit perfaqesues te grupeve te punes dhe të jetës brenda partisë, të hapjes së saj me gjak të ri e modern, në mendësi dhe dije, që ti shkojë përshtat vizionit perëndimor dhe largpamës që i duhet sot PD, si kontributi më i mirë që ajo mund t’i japë pushtetit dhe demokracisë shqiptare.

Paraardhëse

Gara për kryetar, Nishani në krah të Harxhit flet nga Gjirokastra: 25 prilli nuk solli ndryshim

Pasardhëse

Nora Istrefi dhe Alban Ramosaj paskan lidhje familjare dhe ne nuk e kishim ditur më parë (FOTO)

Pasardhëse

Nora Istrefi dhe Alban Ramosaj paskan lidhje familjare dhe ne nuk e kishim ditur më parë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.