• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A është tërhequr Turqia nga ndërtimi i 500 shtëpive në Shqipëri, pas tërmetit tragjik që e goditi? Zv.ministri i Jashtëm zbulon çfarë do të ndodhë

27 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I ftuar në emisionin ‘ABC-ja e mëngjesit’ zv/ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj, foli për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, cilat faza kanë kaluar dhe në cilat pritet të vijojë puna më tej.

Gjithashtu Xhafaj tha se është përgatitur drafti i dëmeve të konstatuara të cilin do ta paraqesin në konferencën e donatorëve në 17 shkurt.

Po ashtu zv/ministri zbuloi se Turqia nuk është tërhequr nga ndihma e ofruar më parë për ndërtimin e 500 shtëpive edhe pse shteti turk po përballet ditët e fundit me pasojat e një tërmeti shkatërrimtar njëlloj si Shqipëria.

Pjesë nga biseda në studio:

Enkel Demi: Nga Turqia nuk ka kthim pas dhe jeni duke bërë studimin e terrenit, kur nis ndërtimi?

Etjen Xhafaj: Plani është që puna të nisë në fillim të marsit, aktualisht është duke punuar. Është e domosdoshme të përfundohen projektet arkitekturore që të mos kthehemi më tek kontrolli i pakontrolluar i territorit. Po kryhen studime sizmiologjike. Zona e parë nga ku do të nisë ndërtimi është qyteti i Laçit. Aty ku do të fillohet do të ketë zhvillim të gjerë, me godina cilësore dhe me kushtet më të mira.

Enkel Demi: Po përgatitemi për konferencën e 17 shkurtit. Është artikuluar edhe një faturë prej 1 miliard euro, ajo që duhet të dimë është se këto para do jenë para cash apo ju jeni duke paraqitur projekte konkrete donatorëve.

Etjen Xhafaj: Sipas të gjithë metodologjive, jemi në fazën e parë në atë të menaxhimit të çdo emergjence civile me spektër të gjerë dhe me impakt të gjerë territorial që ka të bëjë me menaxhimin e menjëhershëm të zhvendosjes së njerëzve. Muajin e dytë fillohet bëhet vlerësim më i thellë i dëmeve.

Këtu fillon dhe krijohet një faturë financiare se cilat kanë qenë dëmet e konstatuara. Në këtë fazë shihet çfarë mund të bëhet në godinat që kanë patur dëmet. Vlerësimi nuk ka të bëjë vetëm me dëmin infrastrukturor por shihet edhe më gjerë edhe nga zhvendosja demografike.

Është përgatitur drafti i parë i raportit të impaktit të dëmeve, raporti është dokumenti bazë ku do të shkohet në konferencën e donatorëve ku do të flitet me kapituj të veçantë për dëmet e shkaktuara.

Vlerësimi për dëmet nga tërmeti nuk është ende final, përpjekja shtetërore për të mbledhur të gjitha ndihmat është e vazhdueshme.

Ne kemi parë disa nga takimet e komitetit të rindërtimit për të barazvlerësuar, kontrolluar, koordinuar impaktin e ndihmave në terren për qytetarët, për të pasur mundësi të dalim nga kjo situatë sa më shpejt.

Paraardhëse

Zëdhënësja e Sali Berishës tregon për herë të parë lidhjen familjare me Ramën

Pasardhëse

Shqipëria lëkundet pesë herë gjatë natës, më i forti ai 3.7 ballë afër Durrësit, ku ishin epiqendrat e tjera dhe sa ishin magnitudat

Pasardhëse

Shqipëria lëkundet pesë herë gjatë natës, më i forti ai 3.7 ballë afër Durrësit, ku ishin epiqendrat e tjera dhe sa ishin magnitudat

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.