• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A është i përshtatshëm Sali Berisha me moshën që ka për t’u rikthyer Kryetari PD ose Kryeministër?

24 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Opinion, Politikë
0
206
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shkruan Ndriçim Kulla:

“Problemi më i madh i PD-së sot është se në këtë parti ka një krizë të thellë lidershipi. Tani kjo gjë nuk mund të fshihet më. Pyetja është: A mos ishte i nxituar dorëzimi i partisë në 2013 nga Sali Berisha te Lulzim Basha? Ne kemi parë se në Perëndim liderët nuk zëvendësohen artificialisht, por kur del një pasardhës i aftë. Nëse lideri gëzon shëndet të mirë dhe nuk ka dalë një pasardhës i aftë për ta zëvendësuar, ai vazhdon qëndron në detyrë. Shembuj për këtë ka plot.

Adenauri, ati i Gjermanisë demokratike (Jo RDGJ-së por asaj perëndimore, vërtet demokratike), ishte në politikë si kancelar (kryeministër) deri në moshën 87-vjeç, madje në këtë moshë ishte kancelar (kryeministër) që prej 14 vjetësh. Adenaueri kishte qenë në politikë që në vitet ’20, për më shumë se katër dekada. Dhe të tillë shembuj nuk janë të paktë. Miterrandi ishte në politikë deri në moshën 79-vjeç, dhe në këtë moshë përfundoi mandatin e dytë shtatëvjeçar si president i republikës franceze. Ai kishte qenë në politikë, në poste të larta që në fillim të viteve pesëdhjetë. De Goli gjithashtu u largua nga politika në moshën 79-vjeç, duke qenë President i Francës. Në Itali, Sandro Pertini i konsideruar si ikona bashkuese e së majtës u bë president i republikës, pikërisht për këtë arsye, në moshën 82-vjeç, dhe u largua nga politika kur la postin në moshën 89-vjeç.

Në Irlandë, Eamon de Valera u rikthye në pushtet në vitin 1957 në moshën 75-vjeç, si kryeministër dhe u largua nga ky post dy vjet më past sepse u zgjodh President i Irlandës, post të cilin e mbajti për dy mandate shtatëvjeçare deri në vitin 1973, kur u largua nga politika në moshën 91 vjeç. Ai kishte qenë në politikën e vendit të tij për gjysmë shekulli, dhe kishte qenë për herë të parë kryeministër në vitet tridhjetë. Babai i Koresë të Jugut demokratike dhe të zhvilluar, Syngman Rhee, u bë president me fuqi të mëdha në vitin 1948, në moshën 73-vjeç dhe e mbajti këtë post për 12 vjet deri në 1960.

Të gjithë këta liderë kanë pasur një gjë të përbashkët. Ata kanë gëzuar shëndet të mirë dhe nuk kanë pasur alternativë për një kohë të gjatë në lidershipin e lëvizjeve të tyre politike. Fakti që kanë qenë gjatë në politikë, nuk do të thotë se janë të ngjashëm me diktatorët. Ndryshimi i madh midis tyre dhe diktatorëve është se ndërsa diktatorët kanë qëndruar pa ndërprerje në pushtet deri në vdekje, këta liderë kanë dalë në opozitë, janë rikthyer në pushtet me votë, kanë dalë përsëri në opozitë, janë rikthyer në pushtet.

Meqënëse ky fenomen ka ndodhur në botën e zhvilluar demokratike, nuk ka arsye pse të mos ndodhë edhe në Shqipëri. Mund të kishte ndodhur në PS, nëse pasardhësi i Nanos, Rama nuk do ta kishte treguar veten si lider i aftë për ta sjellë partinë në pushtet, madje duke i fituar zgjedhjet me një mazhorancë vetëm të partisë së tij në 2017 dhe 2021. Tani është PD-ja që ballafaqohet me një situatë si ajo që thashë më lart, të ndryshimit artificial të liderit që ka çuar në krizën e lidershipit.

Në PD aktualisht ka nisur një diskutim serioz publik dhe më tej do ketë një proces rizgjedhje demoktatike të kryetarit të PD, pra me shumë mundësi një zëvendësim të mundshëm të Bashës ose me Barishën ose me dike tjetër. Gjithsesi këtë finale do ta vërtetojë procesi i ardhshëm që ka nisur. Po Sali Berisha a është i përshtatshëm me moshën që ka për tu rikthyer kryetari PD ose kryeministër?

Politika nuk është boks por mëndje kulturë, talent dhe eksperiencë.

Sali Berisha këto i ka me shumicë, madje gëzon shëndet shumë të mirë në moshën 77-vjeç. Ai madje është më energjik se pasardhësi i tij Basha që është 30-vjeç më i ri. Berisha është shumë më i aftë si politikan dhe lider se Basha. Prandaj a mos është me vend që z. Basha të reflektojë dhe të marrë një vendim kurajoz për atë nëse duhet ta mbajë më gjatë barrën e rëndë të liderit për të cilën po duket se nuk ka shpatulla? Basha mund të jetë një shumë më mirë në rolin e të dytit që vjen pas liderit dhe atje të tregojë aftësitë e tij. Historia politike e botës demokratike ka shumë shembuj që na tregojnë se politikanët e tipit të Bashës janë më komodë, më rezultativë në rolin e njeriut të dytë pas liderit, se në rolin e liderit“, Shkruan Kulla.

Paraardhëse

“Big Brother Vip”, Përplasje e fortë mes Donaldit dhe Arditit: S’të vjen zor, lë një femër ashtu, je i shpifur

Pasardhëse

Shqiptarët kryqëzojnë Bashën: E ktheve PD në Parti të Soros, po merr leksione nga Rama, jep dorëheqjen

Pasardhëse

Shqiptarët kryqëzojnë Bashën: E ktheve PD në Parti të Soros, po merr leksione nga Rama, jep dorëheqjen

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.