• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A e tradhtoi Lulzim Basha kauzën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar? Kryedemokrati: Të kërkosh përgjegjësinë te opozita pse e shembi qeveria, ligësi

17 May, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk është përgjegjësi dhe faji i tij që qeveria shembi Teatrin Kombëtar, ndërsa nënvizoi faktin se nuk e ka tradhtuar këtë kauzë.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se ai ka qenë dhe është pro Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Osman Stafa: 17 maj 2020 Shqipëria u zgjua pa teatrin. Ju jeni zotuar se kjo ajo godinë nuk do të shembej dhe do të duhej që të kalonin mbi trupin tuaj. Por ai u shemb. A e tradhtuat kauzën për teatrin?

Basha: Premisa e pyetjes suaj është e gabuar kemi mbështetur protestat për mbrojtjen e Teatrit. Kemi qenë krah tyre. Të kërkosh përgjegjësinë e nga opozita se pse qeveria e shembi teatrin, kjo është ose naivitet, ose ligësi.

Po ashtu, gazetari Stafa e pyeti për faktin se sa përgjegjësi ka Basha dhe për faktin se ai është produkt i kësaj politike.

“Produkt i kësaj politike 34-vjeçare jeni dhe ju. Ajo që bën diferencën është qëndrimi dhe rekordet që ka secili prej nesh. PD dhe unë si kryetar i saj, sot qëndrojmë për një agjendë reformuese. Sot vuajmë pasojat e tekave të kryeministrit dhe disa ministrave, të një grupi njerëzish që Shqipërinë e trajtojnë si pronë private. Në rekordin tim personal dhe të PD qëndrojnë përpjekje të vazhdueshme për të shkëputur Shqipërinë nga krizat ciklike. PD ka hedhur hapa konkrete për t’i dhënë fund kësaj politike me pasoja fatale. Dy janë shtyllat kryesore për t’i dhënë fund kësaj politike; transparenca dhe barazia para ligjit. Ne kemi kërkuar dhe kemi bërë betejën dhe në disa raste ia kemi dalë, që të vijojë bërja e drejtësisë. Ndaj kemi propozuar ligjin për vettingun apo heqjen e imunitetit për politikanët.”, pohoi Basha.

Pyetje: Sa e moralshme është kjo që thoni kur e gjithë beteja juaj kundër këtij establishmenti kanë nisur kur janë cekur interesat tuaj personale. Ju keni bashkëpunuar me Metën, Berishën prej 2005. Tashme kur PD nisi përçarjen, ju nisët akuzat kundër të treve, konkretisht kundër Metës dhe Berishës, që i keni pasur bashkëpunëtorë. Sa e moralshme është kjo?
Basha: Duhet të diferencoheni mes një njeriu që ka qenë kryeministër apo president. Diferencimi me këtë kulturë politike kemi bërë dhe kur kemi qenë në qeverisje. Kjo na bashkon se kemi bërë përpjekjet tona. Kemi një sens reflektimi. Ky sens nuk na çon kokëulur te cilido padron, por na çon te listat e hapura. PD në përgjithësi dhe në lidershipin tim, ka qëndruar koherente sa i takon qëndrimeve të saj.

Paraardhëse

Olsi Rama e paditi sërish pasi SPAK rinisi hetimet për laboratorin e Xibrakës, Gazment Bardhi nuk ndal sulmet ndaj Edit: Kryeministri se fsheh dot të vërtetën

Pasardhëse

Massimiliano Varrese konfirmon ftesën: Ja kur do të vij në Shqipëri

Pasardhëse

Massimiliano Varrese konfirmon ftesën: Ja kur do të vij në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.