• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

A e dini se një pëllumb mund të shitet për 1.9 milion dollarë

30 December, 2020
në Kuriozitete
0
248
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pëllumbat janë zogjtë më të vjetër të zbutur. Ata janë të famshëm jo vetëm për shpejtësinë, por edhe për pamjen e tyre. Ka më shumë se 800 lloje të ndryshme të pëllumbave.

Shumë prej tyre madje edukohen për arsye specifike, të tilla si për të marrë pjesë në gara ose shfaqje.

Pëllumba –korrierë

Historia e tyre e gjatë na kthen pas në kohë në Egjiptin e Lashtë dhe Romën.

Rreth vitit 500 para Krishtit, disa pëllumba u shitën për 400 monedha antike romake, pothuajse dyfish i pagës vjetore të një ushtari romak në atë kohë.

Deri në shpikjen e telegrafit në 1844, pëllumbat ishin mënyra më e shpejtë për të dërguar mesazhe në distanca të gjata.

Këta zogj mund të fluturojnë 1.000 milje në një udhtëim të vetëm.

Ata kanë gjithashtu aftësinë për të fluturuar me 90 milje në orë në distanca të shkurta.

Gjithashtu kanë luajtuar një rol vendimtar në luftërat botërore.

Mijëra pëllumba u përdoren vetëm në Luftën e Parë Botërore.

Nëndetëset dhe tanket shpesh mbanin pëllumba dhe në rast emergjence i përdornin ato për të dërgua mesazhe në bazë.

Sidoqoftë roli i tyre në luftë nuk ishte i kufizuar vetëm në dhënien e mesazheve.

Në 1907 Julius Neubroner një farmacist gjerman, përdori këta zogj për të shpërndarë ilaçe.

Sot është e vështirë të shohësh pëllumba që mbajnë mesazhe.

Sidoqoftë ato ende përdoren për garat në botë.

Pas luftës ky lloj sporti u bë hobi i klasës punëtore dhe i arritshëm për shumë njerëz.

Por vitet e fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar.

Popullariteti në rritje i këtij sporti në Kinë dhe rritja e madhe e pasurisë atje, bëri që njerëzit të investojnë qindra mijëra dollarë në pëllumba.

Cmimi i parave në disa prej garave është shumë i lartë.

Pronarët e pëllumbave kinez janë të apasionuar pas këtij sporti, ata kanë shpenzuar miliona dollarë për pëllumbat në vitet e fundit, shpesh duke i blerë nga Belgjika.

Për shembull një pëllumb i racës Bold që vjen nga Belgjika është shitur për 310.000 euro në 2013 ndërsa ai i racës Nandin në 2017 kushtoi 400.000 euro.

Ndërsa kulmin deri në dhjetorin e këtij viti ishte shitja e Armandos një pëllumb garash belg i shitur për 1.3 milion dollarë.

Gjatë sezonit të shumimit, çmimi Armando ishte një çmim rekord për shitjet më të shtrenjta të pëllumbave garues.

Por në dhjetorin e këtij vitit, New Kim, një tjetër racë pëllumb që vjen sërish nga Belgjika është shitur për 1.9 milion dollarë, duke thyer rekordin e mëparshëm.

Ndërsa numri i pëllumbave të shtrenjtë ka rënë nga 60,000 në 1990 në rreth 21,000 sot, ka 100,000 mbështetës të këtij sporti në Pekin.

Vetëm Tajvani ka gjysmë milioni dhe numrat po rriten.

Ky lloj sporti po rritet me shpejtësi dhe në Irak, një pëllumb u shit kohët e fundit atje për 93,000 dollarë.

Kjo rritje e mprehtë e vlerës së pëllumbave, megjithatë, mbart disa rreziqe.

Në vitin 2018, dy burra u përpoqën të fitonin çmime parash në një garë pëllumbash në një mënyrë mashtruese.

Zogjtë u futën kontrabandë.

Ndërsa në Tajvan, një organizatë kriminale rrëmbeu pëllumba të çmuar luftarakë dhe kërkoi shpërblim.

Paraardhëse

“Shkëndijat” e para në takimin 4-minutësh, Sindi: Më paske lexuar si libër! Atdheu: Është e vështirë të të zbërthesh ty

Pasardhëse

Mike Pompeo i dërgoi mesazh urimi për detyrën e re, reagon ministrja Olta Xhaçka

Pasardhëse

Mike Pompeo i dërgoi mesazh urimi për detyrën e re, reagon ministrja Olta Xhaçka

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.