• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

A e dini sa herë në vit bëjnë seks shqiptarët?

10 January, 2016
në Rozë
0
Young couple having sex in bed

Young couple having sex in bed

649
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Leon Tolstoi shkruante: Njerëzit u mbijetojnë tërmeteve, epidemive, tmerrit të sëmundjeve dhe gjithë torturave të shpirtit, por tragjedia më torturuese e të gjitha kohëve ka qenë, është dhe do të jetë tragjedia në dhomën e gjumit.

Marquis de Luc de Clapiers, shekuj më parë pat thënë: “Objekti më i rëndë në botë është trupi i një gruaje, që nuk e dashuron më “
Sjelljet seksuale të njerëzve janë aq të ndryshme dhe të çuditshme, sa është vështirë të thuash kush është normale e kush jo. A e përfytyroni veten të bëni seks me një robot? A është kjo “normale”? Këto pyetjet e mia mund t’u duken si pyetje prej idioti, por shpejt, do të vijë një ditë, mundet brenda jetës tonë, dhe seksi me partnerë artificialë, do të jetë një gjë e zakonshme në bisedat tona. Mos u çuditni, teknologjia për të bërë këtë lloj seksi, ekziston edhe tani. Natyrshëm, lindin këto pyetje:

Si do të klasifikohet roboti, sipas ligjeve të së ardhmes, pasuri personale, një i rritur i bindur, apo një skllave seksi?
A do të sillemi me robotët, psikologjikisht dhe emocionalisht, ndryshe nga ç’sillemi sot me kukullat seksuale dhe vibratorët?
Kërkuesi në fushën e inteligjencës në University of Maastricht në Holandë, David Levy, paralajmëron se dashuria dhe seksi me robotët, është i paevitueshëm në të ardhmen,  dhe , sipas tij, qeveria e parë që do të legalizojë martesat njeri-robot, do të jetë ajo e Massachusetts në Amerikë (atje ndodhet i famshmi Institut i Teknologjisë) Grupi i parë i njerëzve që do të martohen dhe do të bëjnë seks me robotët  do të jenë të drithëruarit pas seksit, njerëzit që janë shumë introinvertë dhe kanë probleme psikologjike. Pa dyshim, do të jenë edhe ata, që ndjejnë se janë shumë të shëmtuar dhe nuk tërheqin dot një partner seksual të dëshiruar.

Mos u çuditni. Kujtoni vetëm një shekull më parë. Martesat midis racave të ndryshme ishin të paligjshme kudo në botë dhe quheshin “anormale”, madje një “krim kundër natyrës”. Po kështu ka qenë edhe me martesat me të njëjtin seks. Kudo ato ishin të ndaluara. Tani këto mendime janë hedhur poshtë, sepse kanë ndryshuar sjelljet seksuale të njerëzve dhe bashkë me to dhe mendimi për sjelljet normale seksuale .
Secili nga ne, mund të përfytyrojë disa lloj marrëdhëniesh seksuale midis dy të rriturve, që edhe pse nuk janë me dhunë, janë neveritëse për ne. Gjithkush mund të përfytyrojë ato akte seksuale, jo të dhunshme, por që nuk do të donte ti provonte kurrë, për arsye të edukimit të tij.
Ne jemi qenie të ndërgjegjshme dhe duhet t’i shikojmë në mënyrë kritike dhe ndershmërisht kufizimet tona. Edhe në se vëmë në  punë gjithë potencialin tonë intelektual, përsëri do ta kemi të vështirë të themi çfarë është ose nuk është normale në marrëdhëniet seksuale të njerëzve.
Praktikat seksuale që përcaktohen si “normale” ndryshojnë shumë në vende dhe kultura të ndryshme. Ne njohim shumë prej tyre. Por një studim në vitin 2001, i njoftuar në revistën “Sexual and Relationship Therapy”, na thotë:  “Me përjashtim të shumë pak vendeve, ne nuk e kemi idenë se çfarë bëjnë njerëzit në shtrat”.

Dëshirat seksuale janë vështirë të kategorizohen duke u bazuar në standarde “normale” dhe  “anormale”. Profesori Le Vay, në University of California, San Diego, në librin e tij “The Sexual Brain”, thotë: “Disa njerëz tërhiqen prej partnerëve të pjekur dhe të moshuar, të tjerë prej të rinjve të rritur. Disa kërkojnë partnere të holla, disa të dhjamosura. Disa eksitohen seksualisht nga drita e qiriut dhe muzika e butë, të tjerë nga kamxhikët dhe abuzimi. Disa eksitohen nga kafshët, disa nga motoçikletat, e disa nga të vdekurit. Disa duan seksin në grup; për të tjerë objekti seksual më i fundit është trupi i tyre. Ka njerëz, madje, që kurrë nuk kanë provuar ndjenja seksuale të asnjë lloi”

Dihet pak ose aspak, për shkaqet që ndikojnë në preferencat tona seksuale. Këtu poshtë do të përpiqem të përmbledh, atë që thonë kërkuesit e seksit lidhur me zakonet seksuale në botë:

Në Amerikë, 30 përqind e burrave dhe 28 përqind e grave thonë se nuk kanë bërë kurrë seks (të dëlirë), ose kanë bërë seks vetëm pak herë në vit.
Në Britani, një person mesatar, ka bërë 2,580 herë seks, me pesë partner të ndryshëm, gjatë gjithë jetës së tij, ose të saj.
Në Indi, shumë çifte heqin dorë (abstenojnë) nga aktiviteti seksual, pas moshës pesëdhjetë vjeç, veçanërisht, kur gruaja bëhet gjyshe.
Francezët e moshës gjashtëmbëdhjetë deri dyzet e pesë vjeç, që janë seksualisht aktivë, bëjnë seks mesatarisht 141 herë në vit. Kjo është shpeshtësia më e lartë midis vendeve të studiuara. Banorët e Hong Kongut bëjnë seks vetëm pesëdhjetë e shtatë herë në vit, më e ulta në çdo grup. (Kush di të thotë sa herë bëjnë seks shqiptarët në një vit?)

Në shumë vende të Amerikës Jugore, nënat i mësojnë vajzat e tyre adoleshente si të mbeten “virgjëresha” dhe njëkohësisht të kënaqin dëshirat e tyre seksuale. Ato u mësojnë vajzave të angazhohen në interkursë seksuale anale me djem, në vend që të penetrohen në vaginë para martesës.
Llogaritet që 3 deri 4 përqind e meshkujve të botës dhe 2 përqind e femrave të botës, jetojnë si homoseksualë. Në mbretërinë shtazore, disa përqind e popullatës të rreth 450 specieve gjitare dhe shpendëve, angazhohen në aktivitete seksuale me seks të njëjtë.
Homoseksualiteti mbetet ilegal në pesëdhjetë vende në botë, tetë nga të cilat e dënojnë homoseksualitetin me vdekje: Afganistani, Irani, Pakistani, Mauritania, Arabia Saudite, Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.

Më së paku, 60 përqind e gjithë çifteve në botë janë martuar me shkuesi. Përqindja e divorcit në martesat me shkuesi, është një fraksion i asaj që haset në çiftet që martohen për arsye romantike. Përqindja më e lartë e divorceve është në Hungari dhe në Sh.B.A, dhe më e ulta në Afganistan dhe Indi.
Tradhtia bashkëshortore (e atyre që kanë pranuar të tregojnë në anketime) varion nga 50 përqind tek amerikanët, në 42 përqind tek britanikët, 40 përqind tek gjermanët, 36 përqind tek francezët,  22 përqind tek spanjollët. Në katër vende ka dënim me vdekje për tradhtinë bashkëshortore (natyrisht për gratë jo burrat): Irani, Pakistani, Arabia Saudite dhe Jemeni. Sa është në Shqipëri?

Mund të duket një çudi, por prindërit dhe gjyshërit tanë, kanë bërë seks para martesës ashtu siç bëjmë ne dhe fëmijët tanë. Për këtë flet një studim i vitit 2007, i botuar në revistën “Public Health Reports”. Studimi konkludon: Të dhënat  lidhur me seksin para martesës tek amerikanët, tregojnë se sot, amerikanët, bëjnë seks para martesës po aq sa bënin edhe në vitin 1950.

Prej grave që kanë lindur në vitin 1940, njëra në nëntë prej tyre, ka bërë seks para martesës. Sot, kjo shifër është e njëjta, por me disa ndryshime:
Lindjet jashtë martesës janë më të larta sot, nga gjysmë shekulli më parë. Kjo ndodh , pjesërisht, sepse sot nuk ekziston më stigma e fortë për nënat e vetme.
Sot, një djalë e një vajzë që bëjnë seks me njëri-tjetrin, mund të kenë patur shumë partnerë përpara se të martohen. Numri i këtyre të rinjve sot është shumë më i lartë se gjysmë shekulli më parë.

Paraardhëse

LDK-qytetarëve: Mos i përkrahni ata që djegin institucionet

Pasardhëse

Festoi golin, Igli Tare kërcënohet në Firence

Pasardhëse
Igli Tare kërcënohet

Festoi golin, Igli Tare kërcënohet në Firence

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.