• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“A do vijojë qeveria po me këta emra?”, Frrok Çupi del me paralajmërimin e fortë, zbulon lëvizjen që do të bëjë kryeministri Rama në shtator

26 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
171
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Frrok Çupi ka parashikuar lëvizjet që do të bëjë kryeministri Rama në shtator në lidhje me krijimin e qeverisë së re.

Kryeministri Edi Rama në shtator do të formojë qeverinë e re. Në dy mandatet e para ka pasur një grup “besnikësh” të cilëve u ka besuar postet ministrore për një kohë të gjatë, a mendoni se do të vijojë të qeverisë po me këta emra?

“Po flasim për ‘qeveri besnikësh’. A mund të flasim për ‘qeveri jo-besnikësh’? Më duket se asnjëri nga dy ‘fjalorët’ nuk është i saktë në sensin e të drejtës dhe të shtetit. Nuk mund të ketë qeveri me ‘jo- besnikë’. Ministrat janë njerëz të zgjedhur me dorë nga kryeministri. Janë të zgjedhur edhe për besimin që i japin kryetarit të qeverisë për realizimin e programit të tij.

Jam çuditur sa herë kam dëgjuar e lexuar në media pse ministrat shkojnë sipas planit të kryeministrit, ose pse ministrat i binden kryetarit të qeverisë. Por sidoqoftë… Me siguri kryeministri Rama do të bëjë ndryshimet e nevojshme, sipas tij. Ata që do të mbeten janë një dëshmi se kryeministri ka vlerësim dhe besim për punën e tyre. Por le të mbahemi pak në idenë e ‘qeverisë besnike’.

Edhe kjo ka një kuptim- sipas idesë suaj kritike. Ju sigurisht mbartni një ngarkesë të hidhët mbi ‘besnikët’ në qeveri. Ne e kemi provuar këtë në mënyrë humbëse për interesat e publikut dhe të shtetit. Kemi provuar disa ‘besnikëri’ fatale qeverisëse. E para është besnikëria rajonale. Një traditë e keqe e periudhës komuniste na dëshmon se ministrat zgjidheshin nga zonat besnike ndaj Luftës dhe ndaj komunizmit. Kjo u shfaq edhe në 30 vjet. Kemi provuar ‘qeveri të Tropojës’ që ishin jo aq besnikë të Berishës se sa kundërshtarë të Jugut.

Kishim qeveri të Skraparit, qeveri të Tepelenës… Të gjitha me thelbin e besnikërisë ‘nga fshati i kryeministrit’. Keni lexuar këto ditë një poezi të Namik Dokles? Ja si thotë ai: “Kalo Vjosën, hyn në Vlorë/ Pesë ministra me këmborë”. Ja kështu.

E dyta është besnikëria familjare. Qeveritë e Berishës janë tipike qeveri tribale: Familja, fisi, kushërinj të kushërinjve… Çfarëdo mediokri e njeriu qesharak bënte pjesë në qeveri, veç pse ishte ‘yni’. Këto janë qeveri të modelit të Mafies. Mafia ndërtohet mbi bazë të fisit, sidomos mafia në Ballkan.

E treta, besnikëria mbi bazën e firmës. Kemi parë qeveri me ministra dhe zyrtarë që janë rekrutuar në qeveri vetëm si njerëz ‘të bindur’ për të firmosur afera korruptive për kryeministrin. E pastaj kanë përfunduar në lumë. E shikoni çfarë po ndodh me Fatmir Mehdiun? Ishte ministër i Berishës dhe po paguan për korrupsionin e familjes së tij.”, – tha Çupi për Fjala.

Paraardhëse

Erdogan po teston marrëdhëniet midis Serbisë dhe Turqisë përmes Kosovës

Pasardhëse

Befason Manjani, publikon fotot nga pushimet e tij në jug të vendit dhe tregon të papriturën me të cilën u përball sot

Pasardhëse

Befason Manjani, publikon fotot nga pushimet e tij në jug të vendit dhe tregon të papriturën me të cilën u përball sot

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.