• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A do të përjashtohet Sali Berisha nga PD në 18 dhjetor? Flet Alfred Rushaj

16 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
153
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj u shpreh se beson që në 18 Dhjetor, datë kur Lulzim Basha thirri Kuvendin Kombëtar të partisë do të vijë numri i mjaftueshëm i delegatëve për të bërë kuorumin e mjaftueshëm.

Por nëse nuk do të vijnë, pasi në krahun tjetër Sali Berisha pretendon se ka mbledhur mbi 4200 firma për një tjetër Kuvend në 11 Dhjetor? “Nuk e di cfarë do të ndodhë. Në datë 18 delegatët do të vijnë” tha Rushaj. Ai theksoi se në 18 Dhjetor, Kuvendi që ka thirrur lideri demokrat nuk do të përjashtojë liderin historik nga partia që themeloi 30 vite më parë.

A ka gjasa të ketë një reflektim deri në afrimin e këtyre datave të Kuvendeve, pasi nga Berisha duket se nuk do të ketë një tërheqje, që të bëhen bashkë?

Ju thoni parti zyrtare, parti “Foltore”. PD në dijeninë time është një, Partia Demokratike e Shqipërisë, ka një statut, organe të zgjedhura, që marrin vendime, që mund të jenë të drejta apo të padrejta. Ka një kuvend që mbahet në datë 18 Dhjetor.

Ka një grupim shumë të fuqishëm përballë?

E ka kërkuar Sali Berisha, kanë mbledhur firma dhe kanë kërkuar që të mbahet një Kuvend. Statuti i PD-së e ka këtë lloj mundësie, kur e kërkon ¼ e delegatëve duhet të fillojë procedura. Kërkesa fillon me paraqitjen e firmave me shkrim te PD dhe PD ka protokoll dhe pastaj ka institucione si Kryesia që marrin vendime për thirrjen e Kuvendit.

Paloka është institucion?

Edi Paloka është kryetari i këshillit kombëtar, ndërkohë PD ka një zyrë protokolli ku paraqiten dhe shqyrtohen.

Specifikohet në statut ku paraqiten firmat?

Kam një pyetje, dikush që dërgon një letër në PD e ka të specifikuar ku duhet të dërgohet apo te protokolli? Mund të mi kishte sjellë edhe mua (firmat), por prapë nuk quhet dorëzim. Duhet t’i dërgonte në protokoll. Më pas është Kryesia ajo që merr vendimin për Kuvendin, vendim i cili duhet të jetë të paktën një muaj përpara mbledhjes së Kuvendit.

A jeni të sigurt se në Kuvendin që ka thirrur Basha do të vijnë numri i mjaftueshëm i delegatëve?

E sigurt është që do të vijnë delegatët për kuorumin.

Çfarë ju bën të sigurt, duke qenë se një pjesë janë në krahun tjetër?

Nuk e di sa janë.

Ku keni ju sigurinë?

Sa herë që ka ndodhur që është thirrur Kuvendi, delegatët kanë ardhur.

Po nëse nuk do të ketë një kuorum, cfarë do të bëjë Basha?

Këtë nuk e kam diskutuar me Bashën. Nuk e di cfarë do të ndodhë. Në datë 18 delegatët do të vijnë. Vijnë, diskutojnë, disa janë pro dhe disa kundër.

Është planifikuar të përjashtohet Berisha?

Jo. Absolutisht që jo. Nuk është parashikuar fare as përjashtimi i Berishës dhe askujt tjetër.

A mund të përfundojë PD-ja e përçarë në dyert e gjykatave?

Unë shpresoj që jo.

Por nuk e përjashtoni?

Nuk kam asnjë dyshim që të gjithë demokratët, edhe ata që sot janë me zotin Berisha, kundër Bashës, nuk kam dyshim që duan një PD të bashkuar, e aftë për të rrëzuar Ramën.

Paraardhëse

Ristani ngre akuza të forta: Basha në bashkëpunim me Ramën po përpiqet të shkatërroj PD-në

Pasardhëse

Nis sherri keq mes Ilir Shaqirit dhe Einxhelit live në Big Brother: Plak pervers

Pasardhëse

Nis sherri keq mes Ilir Shaqirit dhe Einxhelit live në Big Brother: Plak pervers

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.