Incidentet e fundit të ndodhura disa ditë më parë, Pandeli Majko i lidh më tepër si pjesë e rivalitetit që gjendet brenda PD-së dhe LSI-së për të marrë rolin e lidershipit të opozitës.
Sipas Majkos, Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe se nuk mund të ketë më situata të tilla trazira për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
“Ai që do të guxojë të prishë apo të prekë rezultatin e qeverisë, do të kërkonte belanë me qirinj i themi ne si shprehje. Jam i bindur se procesi ka për të shkuar mirë, këto retorika më tepër vijnë për shkak të poleve që ekzistojnë brenda radhëve të opozitës. Jam korrekt kur them se koalicioni i ardhshëm do të jetë mes PD e LSI dhe ka të bëjë me liderishipin dhe vokacionin dhe tonit të tyre. Nuk mendoj se do të ketë probleme”, theksoi Majko.
Këtë e lidh edhe me reagimin e mbajtur së fundmi dhe nga presidenti Meta, i cili tregoi “muskujt” në zyrat e selisë së FRD-së.
“Nuk shikoj asnjë lloj metafore në historinë e Metës, shikoj në vazhdimin e atij nervozizmi, e shikoj në rrezikun e krijimit të së djathtës e ardhmja e saj po tingëllon si fjalori i Le Pen gjysmë patriotike që ngre të ardhmen evropiane në emër të sovranitetit”, deklaroi Majko.
Diskutime rreth kësaj post