Meteorologu Hakil Osmani ka parashikuar sesi do të jetë moti në ditët në vazhdim në vendin tonë. Osmani tha për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, se gjatë ditës së sotme pritet të kemi rrebeshe shiu që do të jenë prezentë deri në orët e para të ditës së shtunë.
Por në orët e mesditës dhe në vijim mund të kemi një përmirësim të lehtë, ndërsa në orët e mbrëmjes do të kemi rritje të reshjeve të shiut.
Gjatë ditës së hënë deri në mesditë reshjet e shiut do të jenë të larta. Ndërkohë të dielën dhe gjatë ditës së hënë do të kemi reshje të konsiderueshme në vendin tonë.
Edhe më Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut presim që reshjet të jenë me intensitet të lartë.
Si pasojë të reshjeve të konsiderueshme vlerat maksimale do të zbresin në 21-22 gradë celsius.
Diskutime rreth kësaj post