• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A do të futet Sali Berisha në Parlament pas shpalljes ‘Non Grata’ nga SHBA? Demokrati i njohur zbulon prapaskenat

26 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
256
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edvin Kulluri, anëtari i “Grupimit për PD-në”, është bindur se Partia Demokratike do të shkojë në Kuvendin e ri në shtator me Sali Berishën, sepse sipas tij Lulzim Basha nuk ka kurajo që ta marrë një vendim për largimin e tij! Ai ka zbuluar se Basha i ka kërkuar prova ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim mbi të cilat është bazuar SHBA-ja për futjen në listën e zezë të SHBA-së, por shprehet i habitur, i surprizuar që as për këtë nuk ka guxim të flasë publikisht, por zgjedh të heshtë.

“Basha nuk është shquar ndonjëherë për kurajo politike dhe nuk do e bëj, jo e patë që nuk ka reflektim dhe heshtje totale, Basha duhet të ishte shprehur, Basha ka kërkuar prova pse është vendosur në listën e zezë, këtë ka frikë ta thotë Basha, edhe pse unë dyshoj se ai e ka se ai është një gënjeshtar, gënjen Berishën, qytetarët, dhe Amerikanët. (…)Nuk është i aftë mendërisht që të godasë Berishën, Basha nuk mund t’i kërkojë largimin, nëse do ishte një kryetar real i PD mund ta bënte, por të gjithë e dinë që Basha e ka të pamundur edhe për shkak të natyrës së tij frikacake”, – tha Kulluri.

“Grupimi për PD”, duket se është dorëzuar përballë Lulzim Bashës, të cilët nga sa deklaroi Kulluri në studion e Report Tv, nuk e shohin të arsyeshme që të bëjnë një platformë për të propozuar ndryshimin, pasi janë të sigurt se askush nuk do i dëgjojë, teksa nga ana tjetër ka zbuluar se dhe komunikimet mes anëtarëve të saj është shumë i pakët. Një gjë është e sigurt, që “Grupimi për PD”, anëtarë të së cilës janë ndër kritikët më të ashpër të Bashës, si Bujar Nishani, Edith Harxhi, nuk kanë plane që të shndërrohen në një parti. Nisur nga ky zhgënjim dhe tërheqje, Kulluri tha se kanë zero pritshmëri nga ajo se çfarë pritet nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së të hënën.

“Mbledhje e thirrur beftas, në atë parti nuk ka më asgjë zgjedhje dhe as përfaqësim, opinioni publik nuk ka më asnjë kureshtje se ç’po ndodh në PD, por interes ka vetëm nëse PD do jetë në grupin parlamentar të PD. Përbërja e Këshillit janë krejtësisht anonim se i shërbejnë Bashës, nuk ka më asnjë kuptim asnjë veprim i PD, përveç mbajtjen e një humbësi në krye, do të ishte shpenzim energjie që të bënim propozime të reja që as nuk dëgjohen. Kam zero pritshmëri nga ky lidership, organet drejtuese nuk janë gjë tjetër veçse staf i Lulzim Bashës”, – tha Kulluri.

Ai ka bërë një paralele me “fundin politik” të Enver Hoxhës, që sipas tij, si diktator po sillet edhe Lulzim Basha, duke e quajtur këtë të fundit një “kukull kineze”.

“A e dini kur u rrënua i mazhi i Partisë së Punës, në fillim të viteve 80, kur Enveri, modeli që adhuron Basha, Kryemadhi e Rama, zëvendësoi personazhet bashkëpunëtorët e personazhe anonim. Këtu jemi me njerëz të parëndësishëm dhe anonim”, – tha ai.

Të njëjtat pritshmëri, pra zero, janë edhe për atë se çfarë PD do të sjellë në parlament në shtator, si opozitë.

“Do të krijojë incidente të parëndësishme si me stilolapse, siç kanë bërë gjithmonë, nuk ka qëllim për të bërë opozitë reale, model më i shëmtuar se rilindja, në PD nuk do ndodh asgjë dhe do të shkojnë nga dështimi në dështim. PD pasqyrë e shëmtuar e qeverisë së sotme që është e dështuar në masën 80-90%”, – tha ai.

Paraardhëse

Cili është qëndrimi i Lulzim Bashës për Berishën? Ish-kandidati për deputet i PD-së paralajmëron surpriza në shtator

Pasardhëse

Vëllai i Emirit të Katarit ‘thumbon’ Realin: Jepni paratë për Mbappe ose luani me atë lojtarin e golfit

Pasardhëse

Vëllai i Emirit të Katarit 'thumbon' Realin: Jepni paratë për Mbappe ose luani me atë lojtarin e golfit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.