• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

A do ta destabilizojnë dot Shqipërinë dhe Kosovën Rama dhe Thaçi?

4 February, 2019
në Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

A do ta destabilizojnë dot Shqipërinë dhe Kosovën Rama dhe Thaçi?
E kanë të pamundur.
Po Berisha a mund ta destabilizojë Shqipërinë më 16 shkurt të këtij viti?

l.
Destabilizimin e Ballkanit e kërkon me ngulm Putini. Me të janë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë që bëjnë sikur zihen me njëri-tjetrin si rrugaçët me fjalë të ndyra.
Të tre bashkë e kanë shpresën te lobi serborus në Uashington, dhe te ndërhyrja e Rusisë në Shqipëri me ata që ajo mendon të sjellë në Shqipëri si në kohën e Çadrës, por dhe me agjenturën ruse në Shqipëri që nuk është e vogël.
Por, lobi ruso-serb në Uashington është nën hetim, ky është fakt. Kështu që është i neutralizuar. Prandaj gjithçka pritet nga aktorët shqiptarë.
Aktorët shqiptarë, Berisha, Rama, Meta, tani që janë të kapur të tre me korrupsion, e kanë shpresën te Beogradi por edhe Beogradi edhe Moska te këta e ka shpresën.
Po politika amerikane?
Ajo deri tani është konstante. Edhe Jhon Bolton, kundërshtari i deklaruar i Kosovës, nga frika e hetimit, tani është tërhequr dhe e detyroi edhe Thaçin që të tërhiqet për Mitrovicën, duke deklaruar se Mitrovica dhe Ujmani, nuk jepen.

Por, faktori kryesor i patriotizmit shqiptar tani është kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Qëndresa e tij do ta mundë përfundimisht politikën ruse në Tiranë dhe në Ballkani Perëndimor.
Putini do destabilizimin e Ballkanit. Ky tani është fakt. Kurse kançelarja gjermane, Merkel, është në avangardën anti Putin, dhe bravo i qoftë, sepse ky është një qëndrim historik.

Kurse politika amerikane duhet të ngrihet në nivelin e duhur, edhe pse presidenti amerikan është me probleme. Ka pasur një dyshim këto ditë në lidhje me angazhimin amerikan kundrejt çështjes së Kosovës, por një gjë është e sigurt në këtë situatë se, të gjithë ata që kërkojnë dhënien e Mitrovicës Serbisë, janë me politikën ruse dhe kundër interesit shqiptar dhe interesit amerikan në Ballkanin Perëndimor.
Tërheqja e Thaçit që u deklarua kundër një mundësie për dhënien e territorit të Mitrovicës, tregon se gjithçka në Uashington po shkon drejt interesit shqiptaro-amerikan në Ballkanin Perëndimor.

ll.
Por e keqja shqiptar e sot është korrupsioni kryeministror Berisha-Rama.
Çfarë pritet të ndodhë me korruosionin kryeministror Berisha – Rama? Këta në fakt janë të falimentuar dhe pse i bashkon i njëjti hall: SPAK – u.

Rama me naivitet, para zgjedhjeve të vitit 2017, bleu asetet toksike të Berishës. Rama në fakt priti destabilizimin e Shqipërisë deri te Çadra e Saliut, por kur kjo ra, ky i trembur mendoi të shpëtonte gjendjen me bashkim, duke blerë asetet toksike korruptive të Berishës.
Që nga ajo kohë edhe ky për destabilizimin e Shqipërisë është dhe ndihmon në intoksikimin e situatës shoqërore në Shqipëri. Rama, duke kërkuar të shpëtonte Saliun e humbi edhe vetë fatin që mund ta shpëtonte nga ndëshkimi antikorrupsion.

A mund të shpëtojnë? Jo. Janë të dy të humbur dhe bëjnë luftë fallso me shpresë që ana e Saliut të mbushë në mënyrë agresive sheshet dhe bulevardin më 16 shkurt. Prandaj bëjnë sikur zihen.
Është për të qeshur. Nuk e arrijnë dot, edhe pse Rama ka vendosur në polici drejtorët e Berishës pikërisht për këtë arsye.
Por politika është forcë.

Politika amerikanë do të ushtrojë forcë ndaj të dyve. Kjo është e dukshme. Korrupsioni kryeministror shqiptar, me Zërin e Amerikës, kuptohet se tani është futur nën rrezen e shënjestrës amerikane. Dhe kryesori deri tani është Edi Rama.
Janë të humbur, të falimentuar dhe me aksione toksike që iu kanë mbetur në dorë si letra pa vlerë, dhe që nuk kanë më asnjë forcë në opinionin publik shqiptar.
Stabiliteti i Shqipërisë është interes amerikan. Kjo nuk diskutohet. Vërtet mendoni se Putuni ka mundësi të destabilizojë Shqipërinë dhe Kosovën me aksionet toksike të zhvlerësuara plotësisht të Ramës dhe Berishës?

Paraardhëse

Berisha në mbështetje të grevës së pedagogëve: Po bëjnë historinë

Pasardhëse

A të qaj 5 minuta? Njihuni me Rean e vogël që bëri të qeshë të madh e të vogël në rrjet (VIDEO)

Pasardhëse

A të qaj 5 minuta? Njihuni me Rean e vogël që bëri të qeshë të madh e të vogël në rrjet (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.