• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

A do hiqet taksa ndaj Serbisë? Albin Kurti e zbulon për gazetën austriake çfarë do ndodhë

7 October, 2019
në Kosovë
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zgjedhja e Albin Kurtit si kryeministër i ri Kosovës do të ndryshojë tërësisht politikat e jashtme të këtij shteti.E para fillon që nga taksa për mallrat serbe, por edhe bashkimi me Shqipërinë. Një në një intervistë të dhënë për gazetën austriake Standard Kurti ka folur edhe në lidhje me taksën ku ka deklaruar se do ta largojë, por dhe se do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim të luftës.

Kurti ka deklaruar se nëse do të bëhet kryeministër, që në javën e parë do të fillojë dialog me serbët në Kosovë.

‘Ne do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t’i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjinden edhe serbët edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të analizonin varrezat masive’, ka deklaruar Kurti.

I pyetur se pse Prishtina duhet të nënshkruajë një marrëveshje me Beogradin, Kurti u përgjigj se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme dhe se pa njohje të ndërsjellë nuk ka anëtarësim në BE.

Duke folur për veten, ai theksoi se është shqiptar nga nacionaliteti dhe që Shqipëria e Kosova janë dy shtete, por një kombësi.

‘Domethënë si dy Gjermani, por jo si Gjermania dhe Austria’, u deklaroi ai.

Në lidhje me idenë e krijimit të “Shqipërisë së Madhe’, një ide e tij, Kurti nuk qëndroi kundër idesë, por tha se këtë do e vendosin vetë qytetarët, por që nuk do ndodhë së shpejti, duke e lënë si projekt të hapur.

‘Unë mendoj se njerëzit do të votonin po nëse do të kishte një referendum. Por referendumi nuk lejohet. Kështu që unë do ta respektoj Kushtetutën deri një ditë ne do të jemi në gjendje ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Por kjo nuk do të ndodhë së shpejti’, tha Kurti.

Paraardhëse

Pas zhgënjimit në zgjedhje, Haradinaj ngjitet maleve (FOTO)

Pasardhëse

U përfol se u nda nga bashkëshorti pasi e tradhtoi me një ish-deputet, Rudina Dembacaj bën veprimin që i thotë të gjitha dhe i lë pa fjalë fansat (FOTO)

Pasardhëse

U përfol se u nda nga bashkëshorti pasi e tradhtoi me një ish-deputet, Rudina Dembacaj bën veprimin që i thotë të gjitha dhe i lë pa fjalë fansat (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.