• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

A do bëjë PD sërish koalicion me Metën? Ja përgjigja diplomatike e Berishës

5 March, 2016
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I pyetur në “Zonë e Lirë” nga Arian Çani për marrëdhënien me Ilir Metën dhe LSI, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një përgjigje diplomatike, duke mos mohuar një mundësi bashkëpunimi me ish-aleatin në të ardhmen, ndonëse është shprehur se ky është një vendim i kryetarit të partisë.

“Nuk gjen në karrierën time, akte konspirative. Unë jam i politikës direkte, pra unë mendoj se përballja me Edi Ramën apo Ilir Metën duhet të jenë direkte, pastaj se çfarë sjell përballja ajo analizohet, por nuk mund të bazojmë asgjë në konspiracione politike.

Rezultati i zgjedhjeve është ai që do përcaktojë koalicionin. Ke dy alternativa, ose të pranosh që koalicion me ata që nuk do ose të hysh në zgjedhje.

Nuk i lejoj vetes të fus hundë në çdo gjë, se këto janë atribute të kryetarit, por ato analizohen”, tha Berisha.

Më tej gjatë intervistës Berisha u shpreh se “Edi Rama mund të mendojë të kërkojë azil politik”. Me këtë deklaratë Berisha i është referuar asaj që ai e quan “revolucion demokratik”, për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Berisha u shpreh, se shqiptarët po presin të shohin Partinë Demokratike në pushtet dhe shanset janë për zgjedhje të parakohshme.

Në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, deputeti Berisha është shprehur se, ai ndikon tek PD-ja, por jo më pak se sa tek Edi Rama dhe PS-ja.

Me këtë fjali, Berisha i është përgjigjur pyetjes së Arian Çanit, lidhur me mënyrën se si ndërkombëtarët shohin Berishën; si ish-Kryetar i PD-së, si Kryeministri i ardhshëm apo si Kryetar aktual i PD-së.

Ish-kryeministri Berisha është shprehur se, ai është pjesërisht i kënaqur nga ligji për dekriminalizimin.

Ai u shpreh njëkohësisht se, parlamenti është një çerdhe kusarësh dhe se Partia Demokratike, do të parashikojë atë që quhet djegie e mandateve dhe largim nga parlamenti.

Ish-kryeministri Berisha kritikon edhe sjelljen ndaj Blushit si shkrimtar në takimin e Elbasanit. Sipas tij, ky është gjyq tipik i komunizmit.

“Kur një parti dënon veprat letrarë të Ben Blushit, është kthim në totalitarizëm. Veprat e Blushit nuk janë pronë e Partisë Socialiste. Ky është kthim në psikologjinë e totalitarizmit”.

Sipas Berishës, Edi Rama ka vendosur në Shqipëri shtetin policesk.

“Ka një gjë. Ky zotëri ka në programin e qeverisë, një polici-një shtet. Manualet policeske këtë e kanë ligj themelor”,- tha Berisha në “Zonë e Lirë”.

Sipas Berishës, vetëm revolucioni demokratik është zgjidhja.

“Edi Rama nuk largohet me votë, vetëm me revolucion demokratik”.

Paraardhëse

Misteri i tunelit që të çonte te dhoma e gjumit e Mehmet Shehut (Video)

Pasardhëse

Hiqej si sekser i pedagogëve, arresetohet 59-vjeçari

Pasardhëse
Hiqej si sekser

Hiqej si sekser i pedagogëve, arresetohet 59-vjeçari

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.