• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Si tentuan amerikanët ta arrestojnë Karaxhiçin me një kostum gorille

23 November, 2017
në Dosje
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Detaje të panjohura mbi përpjekjet e amerikanëve për të arrestuar Radovan Karaxhiçin në Bosnjë.

Nga Enver Robelli

Pas masakrës së Srebrenicës në korrik 1995 Tribunali i Hagës ngriti aktakuzë kundër Radovan Karaxhicit dhe Ratko Mlladicit, por bashkësia ndërkombëtare, konkretisht trupat paqeruajtëse të stacionuara në Bosnjë nuk tregonin ndonjë interesim për t’i arrestuar dy të dyshuarit për krime të luftës.

Më shumë prioritet kishte ruajtja e stabilitetit se sa sjellja para drejtësisë e Karaxhicit dhe Mlladicit.

Ata u tërhoqën nga jeta publike dhe rreth vetes kishin një grup të konsiderueshëm mbrojtësish.

Një ditë një ushtari amerikan iu kujtua filmi i horrorit «Motel Hell», një prodhim amerikan i vitit 1980.

Dhe ideja ishte kjo: në njërën nga rrugët ku mendohej se do të lëvizte Radovan Karaxhici njësia amerikane «Delta Force» do të ngrinte një kurth.

Amerikanët ishin të vetëdijshëm se lideri i serbëve të Bosnjës nuk do të binte në kurthe të tipit kur dikush e lë veturën gjoja të prishur në rrugë apo kur inskenon një kontroll policor. Në filmin «Motel Hell» kanibalët kapnin viktimat e tyre duke vendosur në rrugë lopë prej kartoni.

Amerikanët shkuan një hap më tutje në Bosnjë dhe vendosën në rrugë – një gorillë.

Për këtë qëllim nga SHBA-të u soll një kostum i gorillës, i cili u vendos në një rrugë të Bosnjës.

Pritja ishte që konvoji i Karaxhicit do të ndalej kur të shihte një gorillë. Siç dihet gorilla ka në vende të Afrikës, por jo në Bosnjë.

Për fatin e keq të amerikanëve Karagjiqi nuk kaloi atypari.

Historinë me gorillën së pari e ka përshkruar gazetari britanik Julian Borger në librin e tij «Gjurma e kasapit», ndërsa këto ditë e kanë aktualizuar gazetat «Frankfurter Allgemeine Zeitung» dhe «Jutarnji list».

Kërkimi i Karaxhicit dhe Mlladicit u intensifikua pas rizgjedhjes së Bill Clintonin president të SHBA-ve dhe pas zgjedhjes së Tony Blairit si kryeministër britanik në vitin 1997.

Sekretarja e atëhershme amerikane e shtetit Madeleine Albright deklaronte se procesi i ndërtimit të Bosnjës nuk do të arrihej kurrë nëse nuk do të arrestoheshin të akuzuarit për krime të luftës.

Operacioni i parë i quajt «Tango»: një njësi speciale britanike u dërgua në Bosnjë dhe arriti të arrestojë disa të dyshuar për krime të luftës, të cilët nuk kishin rrjet të fuqishëm mbrojtës.

Pastaj Karaxhici dhe Mlladici ikën në Serbi, ku gëzonin përkrahjen e Sllobodan Milloshevicit.

«Frankfurter Allgemeine Zeitung» përmend rastin e Stevan Todorovicit, ish-shef i policisë në Bosanski Shamac, i dënuar në Hagë me 10 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Todorovic u rrëmbye në Serbi nga katër mercenarë të shërbimeve sekrete amerikane.

Pasi e rrëmbyen Todorovicin, ata e futën në një veturë dhe pastaj me barkë e sollën në anën tjetër të Drinës në Bosnjë, ku prisnin agjentët e CIA. Ky rast ua futi tmerrin Karaxhicit dhe Mlladicit.

Pas ardhjes në pushtet në Serbi të Zoran Xhinxhicit rrethi filloi të ngushtohej: Xhjinxhic dorëzoi Milloshevicin në Hagë dhe po mendonte që të njëjtën gjë të bëjë edhe me ish-liderët serbë të Bosnjës.

Por, Mlladic dhe Karaxhic gëzonin përkrahjen e kryetarit të atëhershëm të Jugosllavisë së cunguar, Vojisllav Koshtunica.

Shefi i atëhershëm i shërbimit sekret serb Rade Bullatovic, i cili tani është ambasador i Serbisë në Ukrainë, u kujdes që Mlladici të jetë i paprekshëm.

Karaxhici qëndroi në liri deri në vitin 2008 – dhe u arrestua pak ditë pas lirimit nga funksioni të Bullatovicit.

Mlladic nuk kishte më mbrojtës dhe vendosi të jetojë në ilegalitet deri kur u arrestua në maj të vitit 2011.

Arrestimi i tij ndodhi pasi njëri nga anëtarët e familjes së tij, gjatë një bisede telefonike, foli pak më shumë se ç’duhej.

Paraardhëse

Robinjo dënohet me 9 vite burg, përdhunoi një vajzë shqiptare

Pasardhëse

Gjenerali shqiptar: Si ia “theva dhëmbët” Mlladiçit

Pasardhëse

Gjenerali shqiptar: Si ia "theva dhëmbët" Mlladiçit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.