• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Shitet “Turgut Ozal” për 10 milionë dollarë, ja kompania që e bleu

22 November, 2017
në Ekonomi
0
232
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Institucioni më i madh arsimor privat në Shqipëri ka ndryshuar pronar pak kohë më parë. Bëhet fjalë për “Turgut Ozal Education” sh.a që ushtron aktivitet që prej vitit 2001 në vendin tonë. Të dhënat e deklaruara nga vetë shoqëria tregojnë se blerësi është BF Cooperatief U.A, një kompani e regjistruar pranë Dhomës Tregtare të Amsterdamit edhe pse emërimet që janë bërë më pas në Këshillat Mbikëqyrës dhe hallkat e tjera të drejtimit tregojnë se zotëruesit janë sërish nga Turqia.

Vlera e shitjes rezulton rreth 10 milionë dollarë, sipas transaksionit të deklaruar në QKB. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë deklaruar të dhënat që lidhen me: Depozitimin e vendimit të asamblesë së aksionarëve datë 06.03.2017 për miratimin e tjetërsimit të aksioneve të shoqërisë në favor të shoqerise BF Cooperatief U.A. Depozitimi i procesverbalit të shoqërisë BF Cooperatief U.A për blerje nga shoqeria TURGUT OZAL EDUCATION sha te aksioneve prej 1.13 miliardë lekeve. Aksionerët që kanë shitur kuotat janë  Rahmi Tozduman, Davut Hancioglu, Adnan Hosoglu.

Bilanci i Turgut Ozal

“Turgut Ozal Education” është institucioni më i madh arsimor privat në vend, sipas të ardhurave vjetore. Qarkullimi vjetor i institucionit ishte 1.7 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 14%.

Ndërsa fitimi i tij gati u dhjetëfishua në vitin 2016 në raport me fitimin e vitit 2015. Referuar bilancit të kompanisë fitimi neto i vitit të kaluar ishte 127 milionë lekë ndërkohë që një vit më parë ishte 13.2 milionë lekë.

Në faqen zyrtare të tij kolegji raporton se kolegjet turke u hapën si institucionet e para private në fushën e edukimit në Shqipërinë e viteve ’90, që nisi në vitin 1993 me Kolegjin “Mehmet Akif” në Tiranë. Më pas, do të hapeshin edhe Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër dhe Kolegji “Turgut Ozal” në Tiranë e Durrës.

“Tashmë, çdo vit, në të gjithë provimet e pranimit, marrin pjesë mbi 2000 nxënës. Aktualisht në shkollat tona janë duke ndjekur mësimet mbi 3000 nxënës” thuhet në faqen e Turgut Ozal. /”Monitor”/

Paraardhëse

FOTO/ Big Mama e ‘masakron’ gazetaren shqiptare

Pasardhëse

Gruaja nga Puka: Natën kur djali bëri 1 vjeç, kur u shtrimë burri më mësoi kuptimin e…

Pasardhëse

Gruaja nga Puka: Natën kur djali bëri 1 vjeç, kur u shtrimë burri më mësoi kuptimin e…

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.