• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fakte të reja nga dosja “Habilaj”, Tahiri e përdori Audin A8 në Itali

21 November, 2017
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zyrtarisht dosja voluminoze e grupit kriminal “Habilaj”, e përkthyer nga specialistët e Ministrisë së Drejtësisë, ka mbërritur këtë të martë te Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Abc News ka arritur të mësojë se nën hetim janë rreth 40 persona, ndër të cilët edhe ish-ministri brendshëm Saimir Tahiri. Fillimisht dosja ka kaluar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku në total janë 1800 faqe të cikluara.

Ky hetim po zhvillohet në të anët e Adriatikut ku më herët Gjykata e Katanias kishte lënë në masë sigurie arrest me burg, Moisi Habilaj, i cilësuar nga akuza si kreu i grupit kriminal. Për të njëjtën dosje, qëndron pas hekurave në vendin tonë, financieri i Habilajve, Nezar Seitaj dhe Armando Koçerrit. Këtij të fundit iu gjetën në banesën e tij në Babicë të Vlorës rreth 4 ton kanabis. Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim edhe vëllai tjetër i Moisiut, Florian Habilaj.

Gjithashtu, në dokumentat të përkthyera gjendet edhe shumë udhëtime me automjetin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilin ia kishte shitur më herët familjarëve të Habilajve. ABC News ka arritur të sigurojë nga përgjimet e kryera se zyrtarisht deputiti Tahiri kishte udhëtuar gjashtë herë jashtë vendit me Audin A8. Burime konfidenciale pohojnë se rasti më tipik i përgjimeve është kur Tahiri kthehet me ish-automjetin e tij nga Italia.

Nga përgjimet rezulton se deputeti kishte marrë në kthim makinën tip Audi A8 në qytetin e Romës dhe nga përgjimet dyshohet se automjet ia kishte dërguar një nga pjesëtarët e grupit të Habiljave. Me përfshirjen e 40 persoanve nën hetim nga pala italiane dhe ajo shqiptare, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të rikthejë edhe njëherë dosjen në sitë, pasi shumë çështje ose janë ndarë ose janë pushuar. Rreth 1 muaj më parë e njëjta Prokurori kishtë kërkuar leje nga Këshilli i Mandateve për hetim në masë sigurie arrest me burg për Tahirin, por ajo kërkesë u rrëzua në Parlament me 75 vota kundër. 

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e mërkurë 22 nëntor 2017

Pasardhëse

Gazetarja gënjen publikisht në “Opinion”

Pasardhëse

Gazetarja gënjen publikisht në “Opinion”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.