• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Shko dhe çlodhu tani! Bëj muzikën tënde të rrallë bashkë me engjëjt

20 November, 2017
në Opinion
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Petrit Ruka

Jemi sot këtu për t’u ndarë me një nga shpirtrat më të dashur të muzikës shqiptare, me Aleksandër Lalon. Jemi mbledhur t’i japim lamtumirën një njeriu që ishte dhe është një vlerë e madhe dhe e pazëvendësueshme kombëtare.

Jemi ende të pandërgjegjshëm aq sa duhet se çfarë pasurie kolosale po humbasim sot teksa po përcjellim njërin prej kompozitorëve më të shquar e më të dashur për miliona shqiptarë që kanë në veshët e tyre sot meloditë e tua të pavdekshme.

I dashur Sandër, vëllai dhe miku ynë i shtrenjtë,
 
Unë e di mirë më mirë se kushdo, që ti njeriu më rrebel dhe antikonformist, që kam njohur në këtë jetë, do të doje sot, që ne t’i shmangnin fjalët e mëdha. Por kjo është tej fuqive tona, të paktën sot. Na lerë të të themi sot se ne të gjithë e besojmë dhe ta themi me gjithë shpirt se ti ishe dhe je një artist i madh, i jashtëzakonshëm në gjithçka që bëre dhe le pas në jetën tënde. Na lerë të paktën vetëm sot të ta themi, se sapo kemi humbur një nga shpirtrat më trazuar dhe më fëminorë që mund t’i vijnë botës tonë artistike, një nga melodistët më të famshëm e më të papërsëritshëm të muzikës shqiptare. Na lerë të të themi se me muzikën tënde ti i ke dhenë jetës sonë një dritë që nuk do të vdes kurrë dhe se me të e ke zbukuruar jetën tonë.
 

Na lerë të të themi se ishe një njeri i jashtëzakonshëm me dashurinë tënde të pakufi për shokët e tu dhe miqtë e tu. Të të themi se ishe një lajm i gëzuar me çdo këngë tënden, me çdo intervistë tënden, me çdo grindje tënden të bekuar me të gjitha pushtetet, me çdo kafe tënden ku çdo bisedë e ktheje në një festë dhe ngjarje që tregohej si një lajm i ri, me dashurinë tënde të papërsëritshme për Margën, për Endrin dhe Marinin, fëmijët e tu, me trishtimet, gëzimet dhe zhgënjimet e tua që ishin edhe ato një muzikë tjetër që nuk u shkrua dot në pentagram, po që është inçizuar ne veshët dhe shpirtrat tanë.

Sandër i dashur, që nga sot, pianoja jote e stërdjegur nga mijëra cigare gjysmë të fikura mbi tastat e bardha nuk do të kumbojë më për të nxjerrë mrekulli si muzika jote. Ky do të jetë “Dimri i fundit” që do të pllakos mbi të. Por njëkohësisht sapo kanë filluar të bëhem më të shtrenjta e më të pavdekshme ato miliona nota që enden nëpër qiejt e Shqipërisë, që ti e deshe aq shumë dhe që tërë jetën i dhe më të bukurën që dite të nxjerrësh prej asaj zemrës tënde të artë.
 
Lalo i dashur e di që si kishe qejf fjalimet e gjata dhe unë do ta mbyll këtu. Por më lerë të them për të fundit herë se sa shumë të kemi dashur e mbase bëmë gabim që nuk ta thamë aq herë sa duhet deri dje.
 
Të kemi dashur shumë shoku ynë, vëllai ynë, maestroja ynë i papërsëritshëm! Shumë!
 
Akoma më shumë do të të duam nga sot e tutje me mungesën tënde që do të shkëlqejë përmes mallit tonë të pafund.
 
Shko dhe çlodhu tani! Bëj atje muzikën tënde të madhe të rrallë bashkë me engjëjt që po presin një engjëll tingujsh!
 
Jemi krenar që bëmë bashkë me ty një copë rruge në këtë jetë! Faleminderit Sandër i dashur që ishe në jetën tonë. Nuk po të themi lamtumirë, sepse për njerëz të tillë si ty, nuk ka kurrë lamtumirë.
 
Tani shko dhe çlodhu vëllai ynë!
Paraardhëse

I riu shqiptar themelon organizatën e studentëve në Harvard

Pasardhëse

Shokon Aurela Hoxha: Kam lindur pa…

Pasardhëse

Shokon Aurela Hoxha: Kam lindur pa...

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.