• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Edi, Elvisi dhe fabula e piktorit që fsheh kriminelin

18 November, 2017
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Andi Bushati

Këto ditë duke lundruar në internet, për të qëmtuar lidhur me skandalin e mafies së tokave në Kavajë, vëmendjen m’a tërhoqi një video shumë domethënëse e fushatës së vitit 2015, kur Edi Rama kishte shkuar të mbështeste Elvis Roshin.

Nuk është fjala për atë sekuencën e njohur kur kryeministri bën gallatë me opozitën, tallet me ligjin e dekriminalizimit, prodhon batuata përpara të rinjve socialistë me ndryshimin e emrit të beniaminit të tij dhe betohet solemnisht se mezi pret ditën kur Elvis – Ervisi të dali i bardhë si bora.

Jo, në fakt bëhet bëhet fjalë për një tjetër video që i përket një kohe tjetër. Pikërisht kohës kur të dhënat për jetën e mëparshme të Elvis Roshit ishin zbardhur, kur ambasadori amerikan i kishte bërë më kot thirrje kryeministrit të mos rikandidonte njerëz me të shkuar të errët dhe kur siç po rrezulton tani, banda e Kavajës kishte nisur grabitjen e mëse 36 hektarëve tokë në bregun e detit të Spillesë.

Po t’i rikthehesh asaj videoje me optikën e sotme gjithçka duket më ndryshe. Sepse Rama i drejtohet njerzve me thirrjen për të votuar për Elvis Roshin, duke u nisur nga një fakt i thjeshtë : nga efektet që ka pasur « Rilindja urbane » në Kavajë. Në sfondin e një kronike të parapërgatitur, ku duket monumenti i ri i Demokracisë, palmat e mbjella rishtas, pedonalja e sapo përfunduar, konkuzioni është : fjalët e tjera janë kot : njerëzit duhet të gjykojnë jo për atë që ndodh pas, por për fasadën e shkëlqyeshme që ne po ju paraqisim.

Pra, po ta shofësh me ftohtësinë e një ngjarjeje që ka ndodhur këtu e dy vite më parë, përfundimi është trishtues : Rama e ka përdorur “Rilindjen urbane” si një makiazh të fortë për të fshehur fytyrën e vërtetë të të mbrojturve prej tij.

Dhe fatkeqësisht ky konkluzion nuk është një fenomen i izoluar në Kavajë. Po t’i marrësh ngjarjet një nga një, sa herë Edi Rama ka shpallur një lëvizje të bujshme, sa herë ai është shitur si rekordmeni i një gjëje të pa ndodhur më parë, sa herë ai është shitur si modern dhe rinovues nga mprapa është fshehur një hile e madhe.

Të gjithë e mbajnë mend ndryshimin e policisë, shkarkimin e barkdërrëve dhe mustaqellinjve për t’u zëvendësuar me djem e vajza të reja, që të kërdisnin me gjoba për rripin e sigurimit, zbatimin e semaforëve dhe çlirimin e trotuarëve nga makinat e deputetëve. Në fakt, paralelisht me këto, ndodhi edhe kriminalizimi më i madh i policisë dhe vënia e uniformave blu nën kontrollin e bandave.

Të gjithë e mbajnë mend aksionin e bujshëm të pastrimit të kanabisit nga Lazarati dhe futjen e tankeve në fshatin rrebel. Në fakt, ai qe vetëm preludi I lazaratizimit të gjithë Shqipërisë dhe hashashit që mbiu ngado.

Të gjithë e mbajnë mend përrallën e shëndetësisë falas dhe përgjërimin prej majtisti të thekur se njerzit duhet të shërbehen në spitale edhe kur s’kanë të paguajnë. Në fakt pas kësaj fabule fshiheshin koncesionet milionëshe të Check Up-it dhe sterilizimit.

Të gjithë e mbajnë mend premtimin e bukur të fundit të marrëzisë, që do I shporrte pikat e basteve dhe kazinotë nga qendra e qyteteve. Në fakt asgjë nuk u bë dhe e gjithë rokopuja shërbeu vetëm për të nxjerrë paratë e llotarive nga oborri I familjes së dikurshme kryeministrore, në atë të pasardhësit.   

Të gjithë i mbajnë mend imazhet e kopshteve të varuara të arkitetktit italian Boeri, përbetimet se Tirana do të qe e gjerbër edhe në fasadat dhe taracat e pallateve. Në fakt ato s’qenë asgjë më shumë sesa justifikimi furfuritës për gratacielat e panumërta që do të ngriheshin në kryeqytet, pasi votat ishin rrëmbyer me slloganin “zero ndërtime”.

Ka dhe shumë raste të tjera që, të gjitha sëbashku, tregojnë se pas vanitetit për t’u shitur si artist dhe piktor, fshihet një vokacion kriminal, se pas provokimit të cdo debati estetik, qëndron një hile e madhe ndaj publikut, se mbrapa cdo butaforie të trumpetuar me bujë, ka një grykësi gargantyeske për pasurim.

Ky është në fakt thelbi i qeverisjes rilindase të Ramës: shitja e një tabloje idilike që mundohet të mbulojë një krim të madh. Dhe sa me e gjigande, pompoze, dhe mbrojtur me zell të jetë e para, aq më e rëndë, e errët dhe e mbrapshtë është e dyta.   

Fiks si në rastin e Elvis Roshit, ku protektori i tij i bënte thirrje njerzve që mos e gjykonin atë as për krimet e supozuara të së shkuarës, as për grabitjen e tokave të Spillesë, por për palmat dhe monumentet me të cilat kishte zbukuruar Kavajën.

Pikërisht këto histori të propoganduara me shumicë, në mandatin e parë, duhet të na bëjnë më sycelur për atë që po ndodh në katërvjecarin e dytë. Tani Edi Rama po propogandon projektin “1 miliardë euro” dhe po garanton se bankat shqiptare janë krejtësisht të mbrojtura nga pastrimi i parave të kanabisit. A mos kemi të bëjmë sërish me tentativën për t’a shitur Roshin e vogël të Kavajës si një estet të madh rilindas?

Paraardhëse

Në kurthin e përjetshëm të delegjitimimit

Pasardhëse

Ajri po i vret shqiptarët!

Pasardhëse

Ajri po i vret shqiptarët!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.