• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbuloni cilat janë gabimet e shenjave të horoskopit

18 November, 2017
në Aktualitet
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dashi

Pjesëtarët e kësaj shenje janë tepër eksplodues kryesisht për shkak të xhelozisë. Atyre iu pëlqen që të kërkojnë arsye për grindje edhe aty ku ajo nuk ekziston. Janë mjeshtër të vërtetë të agresivitetit pasiv, prandaj nëse ndonjë gjë nuk iu shkon për shtat, atë do t’ua thënë troç dhe jo një, por disa herë.

Demi

Kjo shenjë e mundon partnerin me anë të injorimit. Si edhe te Dashi, Demin më së shpeshti në dashuri e mundon xhelozia. Partnerin mund ta mundojnë edhe duke aktruar se çdo gjë është në rregull. Në fund, nëse doni që grindja të marrë fund, duhet t’i thoni Demit se ai ka pasur të drejtë.

Binjakët

Binjakët kurrë nuk janë të kënaqur. Pjesëtarët jo stabil të kësaj shenje, në lidhje më së shumti janë të përqendruar te vetvetja, e nga ana tjetër presin që vazhdimisht të angazhohet rreth tyre. Me qëllim nxisin xhelozinë te partneri. Fjalët e rënda dhe ofendimet nuk janë të huaja për ta.

Gaforrja

Pjesëtarët e kësaj shenje preken lehtë. Gjëja më e keqe te Gaforrja është fakti se mund të preken pa marrë parasysh çka iu thoni. Janë të preokupuar me atë se çka mendojnë të tjerët, e kur të zemërohen bëhen pa ndjenja dhe të gatshëm që përgjithmonë ta “fshijnë” atë që i ka lënduar.

Luani

Luani gjithmonë gjen arsyetim për veten e vet. Pjesëtarët e kësaj shenje i dinë dobësitë e partnerit të vet dhe sa herë që ndihen të rrezikuar, do ta refuzojnë fajin, vetëm që vetë të duken më të mirë. Bëhen tepër të padurueshëm nëse nuk e marrin vëmendjen që e presin dhe që mendojnë se e meritojnë.

Virgjëresha

Është e pamundur që të plotësohen të gjitha pritjet dhe ambiciet e Virgjëreshës. Pjesëtarët e kësaj shenje gjithmonë janë të gatshëm që të kritikojnë, e më të ashprit janë ndaj partnerit të tyre. Nëse çdo gjë nuk është e përkryer, qoftë edhe në dashuri, ata menjëherë shqetësohen.

Peshorja

Peshorja gjithmonë di më mirë se ju. Me pjesëtarët e kësaj shenje njeriu e ka vështirë ta dijë se ku qëndron, meqë për gjëra të parëndësishme mund ta ndryshojnë qëndrimin dhe disponimin. Ata mendojnë se e dashura e tyre duhet t’i dëgjojë për gjithçka, prandaj edhe luajnë rolin e atij që i di të gjitha.

Akrepi

Pjesëtarët e kësaj shenje nuk janë stabil në dashuri. Ata janë të prirë ndaj aferave dhe flirtit, shkruan “kosovasot”. Janë të prirë edhe për manipulime dhe rrena, vetëm që ta realizojnë qëllimin e vet. Nëse i turpëroni në shoqëri, zor se do t’ua falin këtë. Nuk hezitojnë edhe t’ju sulmojnë me mënyra të poshtra.

Shigjetari

Shigjetari gjithmonë veten e vendos në rend të parë. Edhe pse është i gatshëm që të përbetohet për dashuri të përhershme, ai vazhdimisht e shikon vetëm atë që i përshtatet atij dhe si ta kthejë situatën në dobi të vet. Nëse gaboni, ata ju mbajnë ligjërata, por nëse ju tentoni ta bëni një gjë të tillë, kur ata gabojnë, pjesëtarët e kësaj shenje do të ofendohen rëndë.

Bricjapi

Kjo shenjë e çmend partnerin e vet me kërkesa. Sikur edhe Virgjëresha, Bricjapi ka pritje të shumta nga partneri, gjë që e thekson vazhdimisht. Mund të mendojë diçka, e të thotë diçka krejt tjetër. Pjesëtarët e kësaj shenje janë në gjendje që t’i fshehin mirë ndjenjat e veta dhe insistojnë që problemi nuk qëndron te ta.

Ujori

Ujori nuk di çka do të thotë të jesh partner i përkushtuar. Pjesëtarët e kësaj shenje janë aq krenarë me veçantinë e vet, saqë afër tyre askush nuk mund të ndihet i dashur. Adhurojnë që të mbajnë inat, por edhe të aktrojnë, vetëm e vetëm që t’i realizojnë qëllimet e veta. Nëse i lëndoni, do t’ua kthejnë dyfish.

Peshqit

Peshqit i fshehin frikët e tyre me anë të akuzave. Janë të vetëdijshëm për angazhimin e vet të madh në dashuri, prandaj kanë frikë se partneri nuk do t’ua kthejë me të njëjtën masë. Vazhdimisht e testojnë dashurinë e partnerit, e shpesh bëhen xhelozë pa kurrfarë arsyeje. 

Paraardhëse

Zbulohet kalimi sekret në tempullin Maja

Pasardhëse

‘Mos ma prek Valbonën’, qindra qytetarë protestë në Tiranë

Pasardhëse

‘Mos ma prek Valbonën’, qindra qytetarë protestë në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.