• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjoba në Shqipëri edhe për këmbësorët që shkelin semaforin

16 November, 2017
në Aktualitet
0
parkim të gabuar
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në vijim të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka rritur parametrat e sigurisë në rrugë.

Mësohet se nga analiza e bërë mbi shkaqet e aksidenteve të ndodhura ditët e fundit, Policia ka hartuar një Plan të ri masash.

Njoftimi i policisë rrugore:

Planimetria e vendosjes së shërbimeve,

Mënyra e kombinimit të radarëve në akset rrugore të brendshme por edhe në akset nacionale që lidhen me Tiranën me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara,

Koordinimi i shërbimeve me Patrullat e  Përgjithshme dhe Shqiponjat duke evidentuar dhe ndëshkuar  në kohë,  në çdo aks rrugor  shkelësit e Kodit Rrugor ,

Kontrolli në mënyrë të pandërprerë me aparatin “Drager”  për parandalimin e përdorimit të  alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.

Nisur nga analizimi i rasteve të fundit të aksidenteve, rezulton se kemi një shtim të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga këmbësorët.

Në këtë kuadër, në zbatim të Planit Masave të Ri janë hartuar disa detyra shtesë si më poshtë:

Vendosje e shërbimeve të Policisë Rrugore apo të Patrullave të Përgjithshme, në vendkalimet për qytetarët në pikat ku ka më shumë lëvizje të qytetarëve, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe pikat e tjera,  me qëllim  monitorimin, këshillimin dhe orientimin e qytetarëve për të respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor.

Pas një periudhe të caktuar sensibilizuese e ndërgjegjësuese, Policia Rrugore do aplikojë edhe masat administrative për qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.

5 drejtues automjetesh të arrestuar
Gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Rrugore e Tiranës janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe konkretisht:

Fjorald Z., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi  rreth orës 05:00, në bulevardin “Zhan D’ark”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Aprilia”.

Agron.D, 51  vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 18:00, në rrugën e “Qelqit’’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ‘’Honda”.

Naim H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në datë 15.11.2017, rreth orës 23:25, pranë një qendre tregtare u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Daimler Chrysler”.

Anxhelo P., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 21:25, në rrugën “Bardhyl” është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi përkatëse, motorin tip “Kymco”.

Erind D., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi  rreth orës 03:15, në rrugën Elbasan-Tiranë, në korsinë dalëse nga Sauku i vjetër, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin A.L., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Pezullohen 32 leje drejtimi
Po gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 32 leje drejtimi, nga këto:

21 për shpejtësi tej normave të lejuara ,

8 për drejtim mjeti  nën ndikimin e alkoolit

3 për drejtim mjeti në sens të kundërt

Janë vendosur  61 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit

37  masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

31 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

87 për shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje të semaforit, apo për mangësi të tjera  teknike ose në dokumentacion.

Policia Rrugore e Tiranës sqaron se do vijojë punën me rigorozitet në zbatim të Planit Masave dhe dinamikës së përditshme me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të Qarkullimit Rrugor që ata hasin gjatë përditshmërisë.

Paraardhëse

Burri rreh barbarisht vjehrrin në Bulqizë: Më ofendoi nënën

Pasardhëse

Atenat me armë në Tiranë, ja çfarë ka ndodhur tek Astiri

Pasardhëse

Atenat me armë në Tiranë, ja çfarë ka ndodhur tek Astiri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.