• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Biznesmenët e preferuar të Edi Ramës, nga Agim Zeqo te ish-administratori i ”Kurum”

14 November, 2017
në Politikë
0
1.3k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Janë emra të njohur për shqiptarët biznesmenët e preferuar të Edi Ramës, të cilët janë shpërblyer me leje ndërtimi në Tiranë dhe leje ndërtimi HEC-esh nëpër gjithë Shqipërinë. Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë me 16 vendime të reja ka dhënë 3 leje të reja ndërtimi në Tiranë dhe 4 hidrocentrale të rinj në gjithë vendin.

I pari, i njohur është Agim Zeqo. Zeqo është administrator i ”Tirana 1 Contruction”, me ortak Arben Dibrën, Adrian Beqirin dhe Rea Aliçon si dhe një kompani tjetër, ”Nova Construction 2012” e Ilir dhe Kujtim Shtufit.

Zeqos, i njohur gjerësisht në publik si ”Gimi i Redbullit”, së fundmi i është emëruar menaxherja e tij besnike, Albana Shkurta që administronte ”Albanian Distribution&Development”, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë. Rama e prezantoi publikisht Shkurtën, të besuarën e Zeqos në një nga postet kyçe të qeverisë.

Kompania e Zeqos do të ngrejë një godinë 24 katëshe në rrugën e Kavajës, me cilësimin: “Godinë polifunksionale 2, 4, 16 dhe 24 kate “Garden Building”.

Dy lejet e tjera të rëndësishme i janë dhënë kompanisë ”Invest Society”, e cila është në pronësi të Dajlan Avdisë dhe Glendi Abdisë. Një godinë shumëfunksionale ”Polifunksionale Europiane Blloku” dhe tjetra po shumëfunksionale “West Residence”, në Rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë.

Nga lejet për hidrocentralet të bie në sy biznesmeni i fuqishëm Bashkim Ulaj, i cili ka kompaninë ‘Gener 2”, ortake te ”Dragobia Energy”. Ulaj, aksioner me Astrit Ulaj dhe Ahmet Ulaj kanë përfituar nga shtyrja e lejes ekzistuese për hidrocentralin “Dragobia”, Komuna Margegaj, Qarku i Kukësit.

Një nga kompanitë që bën përshtypje në lejet shpërblyese është edhe ”Shijaku”, e cila edhe pse në likujdim e sipër, ka marrë lejen për ndërtimin e një hidrocentrali. Kompania e Shpëtim Shijakut është pjesë e ”Erdy Energy” që do të ndërtojë hidrocentralin “Kalis”, në degën e lumit Shkumbinit, Shmil, Bashkia Librazhd-Elbasan.

Kompania ”Erdy Energy” ka ortak turkun Koray Zeytinoglu, ish-administratori i kompanisë ”Kurum”. Zeytinoglu është arrestuar në korrik të këtij viti me akuzat për përfitimin nga skemat mashtuese me faturat e TVSH-së gjatë kohës që administronte kompaninë e rëndësishme. Më pas Zeytinoglu u lirua duke u hetuar në gjendje të lirë.

Tre hidrocentrale të tjerë të rinj do ndërtohen në Shqipëri: i Letajt në përroin e Thekrës dhe në dy degët e tij, Bashkia e Bulqizës, Qarku i Dibrës, hidrocentrali “Kamenica”, në përroin e Kamenicës, degë e lumit Dunavecit, degë e lumit Devoll, Bashkia e Korçës dhe “Antena”, në lumin e Zallittë Shtamës, Bashkia Mat, Qarku i Dibrës.

Kompanitë që kanë përfituar lejet janë ”Asi-Tre”, ”Favina1” dhe ”Derbi-E”.

”Favina 1” dhe ”Favina” e Adnand dhe Viktor Qylafit ka ndërtuar edhe hidrocentralin e Cangonjit.

Paraardhëse

Gruaja nga Malësia e Madhe: Burri tha se po bën beton, e kapa duke bërë .. fqinjën minorene

Pasardhëse

Xhensila Pere: Po, kam bërë seks anal, ja si u ndjeva /Video

Pasardhëse

Xhensila Pere: Po, kam bërë seks anal, ja si u ndjeva /Video

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.