• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Qeveria “zgjidh qesen” për pensionistët, 1.8 miliardë lekë shpërblime

12 November, 2017
në Ekonomi
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në total qeveria do të japë 1.8 miliardë lekë për shpërblimin e pensionistëve me rastin e festave të fundvitit.

Vendimi, që pritet të zyrtarizohet gjatë dhjetorit, është paraprirë tashmë në buxhetin e shtetit. Në relacionin e aktit normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2017, qeveria ka saktësuar edhe fondin, edhe mënyrën e shpenzimit të tij. Mesatarisht pensionistëve u takojnë rreth 2700 lekë shpërblim, por ato do të ndahen në dy kategeri.

BUXHETI

Qeveria ka ndryshuar me akt normativ, për herë të dytë brenda pak muajsh, buxhetin e shtetit. Në ndryshime përfshihen kryesisht shlyerje borxhesh për punë publike dhe shtresa në nevojë, por është i saktësuar edhe fondi për shpërblimin e pensioneve.

“Rritet me 1.8 miliardë lekë kontributi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit”, thuhet në relacionin e buxhetit të ndryshuar.

SA MARRIN PENSIONISTËT

Me një llogari të thjeshtë, pjesëtimi i shumës së akorduar me numrin e pensionistëve sjell një shpërblim prej mesatarisht 2700 lekë për çdo pensionist, por skema pritet të jetë e ndryshme, shkruan Panorama

“Fatkeqësia” e pensionistëve është se këtë vit nuk është viti që u paraprin zgjedhjeve. Vjet qeveria i shpërbleu të gjithë pensionistët me 6 mijë lekë për festat e fundvitit me një fond prej 3.7 miliardë lekësh. Por dhjetori 2016 u paraprinte zgjedhjeve të vitit 2017. Ndërsa dhjetori 2017 nuk u paraprin zgjedhjeve, ndaj dhe fondi është përgjysmuar në 1.8 miliardë lekë dhe si rrjedhojë edhe shpërblimi për festat.

Sipas të dhënave, pritet që pensionistët të ndahen në dy kategori. Pensionistët kryefamiljarë, që janë rreth 83 mijë, pritet të marrin një shpërblim prej 3 mijë lekësh për festa, ndërsa pensionistët e tjerë, që janë rreth 570 mijë, pritet të marrin 2500 lekë shpërblim për festat.

Kjo sipas të dhënave në buxhetin e shtetit ku flitet për ndarjen e 1.8 miliardë lekëve, ose rreth 18 milionë USD për 650 mijë pensionistë. Nga ana tjetër, mbetet në dorë të qeverisë rritja e mëtejshme e këtij fondi për të shtuar kështu edhe masën e shpërblimit për festa.

Paraardhëse

Futbollisti i Skënderbeut humbet motrën

Pasardhëse

Rama nga Dibra: Rruga e Arbrit është vetëm fillimi

Pasardhëse

Rama nga Dibra: Rruga e Arbrit është vetëm fillimi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.