• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Pritje e kthime në Kakavijë, poeti i njohur: Po na trajtojnë si dele

4 November, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Poeti dhe publicisti Agim Doçi është një prej personave që i është dashur të presë me orë të tëra në Kakavijë për shkak të problemeve të nxjerra nga pala greke, për të cilat fillimisht u tha se ishin probleme në sistemin kompjuterik.

Por Doçi jep një tjetër arsye të pritjeve për orë të tëra dhe kthimeve nga pala greke të shtetasve shqiptarë. Ai thotë se ka komunikuar vetë më autoritetet greke, të cilat kanë thënë se ‘e keni peshqesh nga Himara”, pra për çështjen e prishjes së ndërtimeve në Himarë.

Zoti Doçi çfarë po ndodh në pikën kufitare të Kakavijës?

Nuk po flas si poet por si gazetar dhe themelues mediash. Vij në kufirin shqiptaro-shqiptar se trojet tona janë në Kakavijë. Janë dhjetëra autobusë që presin të hapet kufirin. Na thana se “ju thoni se nuk ka probleme me ne, kryeministri juaj na ka prishur ndërtimet e minoritetit në Himarë”. Policia shqiptare e respektueshme dhe erdhi na sqaroi. Autobusët janë plot me turistë që shkojnë në Janinë në kalanë e Ali Pashë Tepelenës. Një bllokim i tmerrshëm.

Mendoni se arsyeja është Himara?

Padyshim. Janë mbi 850 turistë shqiptarë, punonjës dhe emigrantë. Ua kanë kthyer disave duke iu thënë se do vish pas 24 orësh, më 3 nëntor. I gjithë inati sipas bisedës, ku i thashë çfarë është kjo situatë, ata thanë ju “e keni peshqesh nga Himara”. Kjo është një politikë, të sillen një vend i NATO-s kështu…

Më vjen shumë keq për këtë që po ndodh. Nuk i takon shtetit grek të sillet kështu kur kryeministri deklaroi se ka zero probleme me shtetin grek. Ka 2 orë e 49 minuta që presim me pasaporta për të udhëtuar si turistë.

A kanë probleme njerëzit me pasaporta greke?

Nëse emigrantët tanë prej vitesh janë me emra grekë… Edhe një pjesë të tyre me dokumente të rregullta po i kthejnë me arsyetimin se ‘e keni dhuratë nga Himara”. Nuk na duan e nderuar. Propozoj, thirrni Vangjel Dulen, Ditmir Bushatin dhe gjeneral Haki Çakon e të mos bëjnë konferenca boshe e t’i lënë shqiptarët të presin si dele, si popull i kategorisë së tretë. Kjo është e vërteta.

A pritet të ketë një zhbllokim sot, ju kanë dhënë detaje?

Shefi i postës na tha mund të prisni 2-3 orë ose gjithë ditën. Kjo është fyerje. Shteti duhet të reagojë. Thërrisni kryeministrin, Bushatin, Xhafajn, Haki Çakon pse trajtohen njerëzit si dhen, si dele.

Paraardhëse

Saimir Tahiri reagon për patentat dhe 800 mijë euroshin. Ja çfarë thotë ish-ministri

Pasardhëse

Zbulohet lista, 40 femrat më të mëdha biznesmene në Shqipëri

Pasardhëse

Zbulohet lista, 40 femrat më të mëdha biznesmene në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.