• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kanosësi i kryebashkiakut të Belshit, i dënuar në Torino për drogë

3 November, 2017
në Aktualitet
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rajan Tafani, i cili dy ditë më parë kanosi me jetë kryetarin e Bashkisë së Belshit pas shembjes së lokalit, rezulton person me precedentë penalë. 

Sipas të dhënave, 31- vjeçari ka vetëm një vit që është liruar nga burgu.

Shkak për kërcënimin me armë ndaj kryebashkiakut Arif Tafani, u bë shembja e lokalit në qendër të Belshit, për të cilin i ka kërkuar një “dëmshpërblim” prej 300 mijë eurosh, duke e kërcënuar se përndryshe do ta vriste. Vëllezërit Tafani, të cilëve iu prish një lokal vitin e kaluar në bregun e liqenit të Belshit, janë të njohur në qytezë për shkak të së shkuarës së tyre kriminale, por edhe për angazhimin politik vitet e fundit të njërit prej vëllezërve.

Besjon Tafani, 45 vjeç, ka kandiduar për kryetar të Bashkisë së Belshit në zgjedhjet e 2015-s si i pavarur. Rajan Tafani, që është edhe autor i kanosjes dy ditë më parë, rezulton se ka vuajtur një dënim me 5 vjet heqje lirie të dhënë nga Gjykata e Torinos për trafik narkotikësh.

Ai është kthyer në Shqipëri pas përfundimit të dënimit, kohë në të cilën ka ndodhur edhe shembja e lokalit në pronësi të vëllezërve Tafani në qendër të qytezës së Belshit, buzë liqenit. Me precedentë rezulton edhe vëllai i tretë i tij, Sokol Tafani, 43 vjeç. Ky i fundit u arrestua në prill të vitit 2013 si pjesë e një rrjeti prej 35 personash të dyshuar për trafik droge dhe prostitucioni.

Mes 8 personave të arrestuar në vendin tonë ishte dhe Sokol Tafani. Ky grup akuzohej nga drejtësia italiane për trafikun e drogave të forta, si heroinë dhe kokainë, ndërsa kishin arritur të ngrinin biznese e të blinin pasuri të shumta në zonën e Elbasanit dhe Librazhdit. Lokali në pronësi të familjes Tafani, me sipërfaqe 152 metra katrorë, në pronësi në emër të Sokol Tafanit, 43 vjeç, është shembur në zbatim të projektit për ndryshimin e qendrës së Belshit.

Në bazë të dokumenteve, rezulton se familja Tafani ka marrë një dëmshpërblim për shpronësim publik në vlerë 20 milionë lekë të vjetër, shumë e cila është bllokuar nga një bankë e nivelit të dytë, pasi ishte lënë si garanci për marrjen e një kredie. Kjo u bë shkak që Rajan Tafani të kanoste kreun e Bashkisë Belsh paraditen e së martës. Sipas dëshmisë së këtij të fundit në polici, Rajan Tafani i është afruar me një pistoletë në dorë dhe ia ka vendosur atë në ije.

“Po nuk më dhe 300 mijë euro brenda një muaji, nuk ke më jetë. Ti më prishe lokalin buzë liqenit dhe ti do ta paguash me kokën tënde. Po e deshe jetën, do të më japësh 300 mijë eurot, si edhe një leje sheshi ndërtimi te bashkia e re”, ka qenë kërkesa e Rajan Tafanit. Një orë pas kësaj, kryebashkiaku ka lajmëruar Policinë për atë që kishte ndodhur, çka solli dhe ndalimin e 31-vjeçarit. Lidhur me këtë ngjarje, reagimi i kryebashkiakut ka qenë se, për rastin e lokalit të tij, ai ka zbatuar vetëm ligjin.

“Nuk ia kam prishur unë lokalin, por jam munduar të zbatoj ligjin për të gjithë. Shembja e lokalit buzë liqenit është kryer për shkak të rrjetëzimit të sheshit kryesor të qytetit”, u shpreh kryebashkiaku. Zyrtarisht, nga ana e Policisë thuhet se 31-vjeçari Rajan Tafani ka kanosur me armë kreun e bashkisë për shkak të detyrës, duke i kërkuar 300.000 euro dhe një pjesë toke ku është planifikuar të bëhet godina e re e Bashkisë Belsh. Sa i takon akuzës ndaj tij, çështja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”. 

Paraardhëse

Parashikimi i motit, pasditja do t’ju surprizojë

Pasardhëse

Gjërat e çuditshme që një femër kërkon gjatë seksit

Pasardhëse

Gjërat e çuditshme që një femër kërkon gjatë seksit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.