• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Euro në pikiatë, ekspertët: Ofertë e lartë dhe pak lekë në qarkullim

2 November, 2017
në Ekonomi
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Monedha e përbashkët prej ditësh ka vijuar zhvlerësimin në tregun vendas, ku sot është këmbyer në nivelin e 133.42 lekëve sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Pas datës 5 tetor, kur euro shënoi dhe nivelin më të lartë të muajit prej 133.86 lekëve, euro ka hyrë në një trend rënës edhe pse me diferenca të vogla.

Ndërkohë në tregjet ndërkombëtare euro ka vijuar të mbetet e fortë duke u luhatur në nivelin e 1.165 dollarëve.

Mos-reflektimi i nivelit të euros në tregjet ndërkombëtarë në atë vendas sipas ekspertëve të këmbimit valutor argumentohet me faktin niveli i këmbimit euro/lek në Shqipëri kursi ndikohet vetëm prej faktorëve të brendshëm. Tradicionalisht, pas përfundimit të sezonit veror, vjeshta

Sipas tyre niveli aktual i këmbimit dhe rënia e euros është reflektim ofertës së madhe të valutës në treg dhe i qarkullimit të ulët të lekut në vend.

Ekspertët thonë se aktualisht ka një nivel të ulët të qarkullimit të lekut nga bizneset, ku sipas tyre muaji tetor dhe nëntor, por edhe shkurt njihen për rënien e konsumit. Transaksionet kanë qenë në nivele minimale dhe njësitë ekonomike nuk kanë bërë shpenzime.

Megjithatë ngurrojnë të shpjegojnë ofertën e lartë të valutës në treg.
Monedha e përbashkët ka pasur një periudhë të dobët në tregun vendas, duke arritur nivelin më të ulët të nëntë viteve në 27 qershor, kur u këmbye 131.9 lekë.

Që prej fundit të vitit 2016, euro në tregun vendas po luhatet afër niveleve më të ulëta të 9 viteve, ku faktori kryesor mbetet ofertat e lartë e valutës në tregun vendas, që ka ardhur kryesisht nga hyrjet e valutës nga aktivitete të paligjshme, por edhe si rrjedhojë e përmirësimit të dukshëm të bilancit të pagesave (shtimit të turistëve dhe rritjes së eksporteve të shërbimeve).

Euro e fortë në bursë mban dollarin në nivele të ulëta

Zhvillimet në tregjet ndërkombëtare reflektohen në përgjithësi në monedhat e tjera, duke ruajtur kështu raportet e këmbimit midis monedhave, argumentojnë ekspertët.

Dollari amerikan është këmbyer në nivelin e 114.59 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro, e fortë në tregjet ndërkombëtare, por e zhvlerësuar në vend, ka tërhequr dollarin në nivele më të ulëta të këmbimit se sa fillimi i vitit, ku ishte afër nivelit të 130 lekëve të këmbimit.

Paraardhëse

Gjyqtari i Gjirokastrës, kushte avokatit: Studio dosjen me 600 faqe për 22 orë!

Pasardhëse

“Falë Zotit jemi në paqe, se Rama do na e bënte Keltis Krujën gjeneral”

Pasardhëse

“Falë Zotit jemi në paqe, se Rama do na e bënte Keltis Krujën gjeneral”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

Nga lajme10
30 December, 2025
0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit ka deklaruar se Shqipëria do të prodhojë mjete të...

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

23 December, 2025

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.