• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tre pistat për vdekjen e Adelajdës

2 November, 2017
në Aktualitet
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ende pa dalë përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore, policia nxitoi të nxjerrë një diagnoze nga e cila sipas saj, vuante 31-vjeçarja e ndjere, gazetarja Adelajda Xhamani, ndërsa mediat shpallen si shkak të vdekjes, atakun kardiak, duke përhapur edhe panik në popullatë për shkak të moshës tepër të re të gazetares. Në deklaratën e asaj dite policia tha se 31-vjeçarja vuante nga epilepsia, ndërsa në mediat elektronike dhe rrjetet sociale u pretendua për një atak në zemër.

Madje edhe në këtë pikë informacioni ishte i dyzuar pasi në disa media online përshkruhej atak dhe disa të tjera arrest kardiak, që sipas specialistëve janë dy terma krejt të ndryshëm mjekësore. Për të qenë sa më transparent me publikun iu drejtuam ekspertëve kardiolog në QSUT ku morëm kontakt me shefin e këtij shërbimi profesor Petrit Bara.

Në sqarimin e tij dr Bara thotë se termi atak kardiak i përdorur për të përshkruar një goditje në zemër është i gabuar dhe nuk ekziston në literaturën mjekësore. Mjeku rendit disa nga sëmundjet akute të zemrës që cilësohen si tepër kërcënuese për jetën, të cilat sipas tij nuk shfaqen si rrufe në qiell të pastër, por shumë më herët se gjendja e pacientit të agravohet.

Bara thotë se termi atak i zemrës me shumë gjasë është përdorur në vend të atakut epileptik, një çrregullim i trurit që karakterizohet nga kriza të përsëritura dhe të paprovokuara por që nuk përbëjnë kërcënim për jetën, aq më tepër në mosha të reja që nuk janë kuruar nga epilepsia apo sëmundjet kardiake. Ataku epileptiku shoqërohet me shenja paralajmëruese që zgjasin nga 3 deri në 5 minuta si dhe lë gjurmë tek pacienti, si shkumëzim nga goja kafshim gjuhe, humbje kontrolli etj.

Ndryshe nga ataku epileptik termi tjetër i përdorur në media, arresti kardiak është ndalimi i rrahjeve të zemrës që çon në paralizim të frymëmarrjes dhe pengim të dërgimit të gjakut në tru. Për rrjedhojë pacienti humb vetëdijen dhe nëse nuk merr ndihmën emergjente pëson vdekjen. Por sipas mjekut edhe arresti nuk ndodh pa një shkak dhe pa lënë gjurmë. Shefi i Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT thotë se duhet treguar kujdes nga përdorimi i medikamenteve qetësuese si morfina apo peditina, që mund të çojë deri në arrest kardio-respirator te pacientët që kanë kaluar në jetë një parainfarkt ose një infarkt miokardi. Por edhe në këtë rast mjeku përjashton moshat e reja që nuk kanë shfaqur simptoma të mëhershme.

Mjeku thotë se në raste fatkeqësish, duhet të pritet fjala e mjekësisë ligjore për shpalljen e shkakut të vdekjes, ndërsa bëri thirrje që njerëzit të mos i injorojnë shenjat paralajmëruese që jep zemra kur diçka nuk shkon mirë me të.

Paraardhëse

Sabri Fejzullahu reagon pas “vdekjes”…

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e Premte 3 Nëntor 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e Premte 3 Nëntor 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.