• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Dosja ‘Adelajda’ dhe ca fjalë të tjera në zgjidhje të konspiracionit

2 November, 2017
në Opinion
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Leonard Veizi

Adelajda u kthye në një “dosje” tashmë. Mijëra faqe në etër që do ta rëndojnë më shumë se dheu i cili ka rënë mbi të.

Me të drejtë kolegia Beti Njuma shkruante se e kishte urryer Facebook-un sepse kishte hyri dhunshëm në ditën e saj me përjetime të fabrikuara.

Po me aq të drejtë edhe kolegia tjetër, Ida Nurçe, shkruante: “Dua të vdes edhe unë, që t’ju kujtoj se jam gjallë!”…

Dhe kaq, se më duhet të them dhe vetë ca fjalë më tej.

U trishtova shumë kur u njoha me lajmin se një gazetare, fare e re në moshë, u nda nga kjo jetë. Ishte vërtet e diel, ditë pushimi dhe unë e kisha marrë me nge kafen e mëngjesit. Në përshtatje me sindromën ndez ekranin e celularit dhe shfletoj portalet: “Vdes Adela e Big Brother, pësoi atak kardiak”.

Nuk më pihej më kafeja, ndeza një duhan.

E pra nuk kisha asnjë lloj njohje me Adelajdën. Veç e kisha parë në ekran dhe isha rrahur me idenë e stërmundimit të saj drejt një “revolucioni” emancipues, por që padyshim nuk arrinte të bëhej kauzë.

Hapa një tjetër portal. Sërish ballina të godiste me vdekjen e Adelajdës. Pra lajmi ishte i vërtetë.

E nga ai çast si me magji e harrova Sajme Tahirin, Habilajt ,vetingun, kryeministrin dhe opozitën.

Nisa të lexoja çdo lajm që fliste për Adelën. U fiksova të dija gjithçka për ngjarjen e papritur. Në Facebook filloi lumi i statuseve. I lexova dhe ato. Nuk u shpëton dot, lëviz nga të duash.

U dënda.

E kisha të lehtë të bashkohesha me Nurçen: vdis pa të të dua. Me Njumën gjithashtu isha i bashkuar se e diela ime e qetë, dhe e përtueshme, ishte bërë… përshesh. Dalëngadalë po më krijohej ideja se në këtë vdekje kishte një konspiracion. Titujt më shokonin, brendësia më ndillte gaz. Hej djall, – i tërhoqa vëmendjen vetes, – jemi në ditë zije, mos harro.

Dhe sa përcillja gazin vinte turravrap të tjetër titull bombë: “Dyshimet për vdekjen e Adelajdës”. Domethënë…, domethënë, nuk ka pasur një sulm kardiak. Ndoshta epilepsi? Apo do ketë ndonjë gjë më të thellë në këtë mes?!

Fakti që në këtë ngjarje kishte një mister, më bëri të ngërthehesha pas lajmeve. Gjithçka vërtitej si një thashetheme. Madje edhe reagimi i një mjekeje të QSUT-së: “Adelajda nuk vdiq nga epilepsia, ajo kishte shumë për të thënë, por nuk e lanë!”

I doli koka muhabetit. Ndoshta Masonët… Mbase Iluminati…

Ec e ta zgjidhësh.

Mirëpo fiksimet bëhen më të mëdha kur vazhdon leximet. Këtë herë titulli ishte eksploziv C-4: “Tronditëse, Adelajdën e vranë!!!”. Ja u zgjidh dhe misteri, thashë me vete dhe nxitova të klikoja në faqe. Ishte një mikesha e të ndjerës, e cila shkruan se Adelajdën e vrau kurajo e vet, pështjellimi që ajo ju bëri publikisht tabuve.

U zhgënjeva. Prisja të dilte në skenë një vrasës profesionist, me thikë në njërën dorë e kobure me silenciator në tjetrën.

Nuk po e gjeja.

Për djall ishim dhe në prag të Halloween-it

Thashethemet vazhdonin të ma zbusnin tensionin. Më dukej si një shaka. Vetë vdekja si e tillë. Në grackën e thashethemeve për të marrë sa më shumë klikime kishin rënë dhe portalet që mbështeten nga media me emër. Portalistët po gërmonin çdo status të ndonjë miku, mikeshe a të panjohuri. Veç të flitej për Adelajdën pa nuk kishte rëndësi se çfarë. Parimet e gazetarisë kishin shkuar për lesh. Vendin e gazetarëve e kanë zënë portalistët, njerëz që gërmojnë pas ekranit, por që nuk mbajnë as bllok, as stilolaps me vete. Njohin vetëm modën copy-past, dhe vendosjen e një titulli që nuk ka të bëjë fare me tekstin. Moda që sjell furinë e klikimeve. Dhe shkelin mbi çdo gjë qoftë dhe mbi dinjitetin njerëzor.

Ndaj dhe Adelajda, kjo femër që u kthye në një çështje me pjesëmarrjen e saj tek një show televiziv u bë po aq çështje dhe me vdekjen e saj të parakohshme.

Paraardhëse

“Opozitën e kam në shtrat”, Gjylameti flet për familjen

Pasardhëse

Gazetarja ngre alarmin: Shtëpia publike në Korçë po sëmur qytetarët

Pasardhëse

Gazetarja ngre alarmin: Shtëpia publike në Korçë po sëmur qytetarët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.