• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

VIDEO/ Shqiptarët stërvisin pëllumba për të futur drogë në burg

1 November, 2017
në Aktualitet
0
45
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të burgosurit po përdorin metoda të reja për futjen e drogës dhe celularëve në qeli. Report Tv mëson se tashmë është kthyer në trend përdorimi i pëllumbave për futjen e drogës. Në këto foto ekskluzive të siguruara nga Report TV janë pëllumbat të cilat janë kapur me drogë në burgjet shqiptare.

Këtij pëllumbi të bardhë i janë lidhur dy qese dhe në brendësi të tyre është futur hashash. Janë dy pëllumba që janë zbuluar deri më tani të cilët transportonin kanabis dhe njëri prej tyre është kapur në burgun e Lezhës. Përveç drogës, pëllumbat janë kthyer edhe në transportues telefonash.

Por si funksionon transporti i drogës dhe celularëve nëpërmjet pëllumbave? Këta pëllumba që shohim në foto janë stërvitur për të transportuar “porosi”. Kjo arrihet duke i mbajtur pëllumbat për një periudhë të gjatë në të njëjtin vend dhe duke u dhënë ushqim.

Më pas pëllumbat i largojnë nga vendi ku ata kanë qëndruar dhe i çojnë në një banesë pranë burgjeve, duke mos u dhënë ushqim. Pikërisht në këtë vend pëllumbave u lidhen te këmbët qese me drogë, të cilët më pas ata e çojnë te qelia e burgut ku janë ushqyer.

Shpesh familjarët futin pëllumbat në burgje si dhuratë për të afërmit e tyre. Pikërisht duke i lidhur te dritarja dhe duke i ushqyer për disa muaj, pëllumbat mësohen të rikthehen te i njëjti vend, nëse i largon. Burime të Report TV sqarojnë se një prej pëllumbave është kapur me smartphona pranë ambienteve të burgut të Lezhës, pasi nuk mund të fluturonte dot për shkak të peshës së celularëve.

Për të parandaluar futjen e drogës në burgje, tashmë gardianët kanë amrrë urdhër për të mos lejuar pëllumbat pranë qelive. Por kjo nuk është e vetmja formë, pasi të burgosurit dhe të afërmit e tyre përdorin mënyra nga më të çuditshme, për futjen e sendeve të paligjshme në qeli. Siç e shikoni edhe në këtë foto, tre smartfon janë tentuar të futen në ambientet e brendshme të burgut të fshehura brenda një patateje të pjekur.

Për futjen e drogës në burgje përdoren edhe specat. Pak muaj më parë në brendësi të disa specave që po futeshin në burg, u gjetën doza hashashi, siç mund ta shohim edhe nga këto foto.

 

Paraardhëse

Lajm i keq për shqiptarët: Trump kërkon të mbyllë Lotarinë Amerikane

Pasardhëse

Fëmijët e periferive klithin në heshtje

Pasardhëse

Fëmijët e periferive klithin në heshtje

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.