• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet shkaku, ja pse vdiq gazetarja e njohur, Adela Xhamani

1 November, 2017
në Aktualitet
0
272
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një atak kardiak, i shkaktuar nga ndonjë sëmundje apo problem shëndetsor që nuk ishte diagnostikuar, dyshohet të jetë shkaku i vdekjes së papritur të gazetares Adela Xhamani.

Mjekët ligjorë që kanë kryer autopsinë e 31-vjeçares, nuk kanë hasur ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia. Nga ana tjetër, nuk është konstatuar të ketë pasur shenja dhune, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, shenja injeksioni apo të përdorimit të alkoolit para vdekjes. Burime nga Mjekësia Ligjore thanë dje se Adela mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e avancimit të ndonjë sëmundje për të cilin ajo nuk kishte dijeni.

Ky është konkluzioni paraprak i Mjekësisë Ligjore, në pritje të përgjigjes së analizave biologjike që do të përdoren për hartimin e raportit përfundimtar që do të hedhë dritë mbi shkakun e saktë të vdekjes së saj, shkruan Gazeta Panorama. Burimet thanë se janë marrë për analizë pjesë të disa organeve jetësore, por që në ekzaminimin paraprak është përjashtuar mundësia e epilepsisë.

“Nga autopsia dhe ekspertiza paraprake nuk hasëm ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia. Mendojmë se ajo mund të ketë pasur probleme të tjera shëndetsore, si luhatjet e tensionit, anemia, leucemia, apo të tjera shqetësime, për të cilat ajo nuk kishte dijeni”, thanë dje burime nga Mjekësia Ligjore.

Një ekip i përbërë nga ekspertët më të mirë të Mjekësisë Ligjore po kryejnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Për të përcaktuar shkakun e vërtetë të atakut kardiak janë marrë pjesë të zemrës, pankreasit dhe organeve të tjera jetësore.

Përgjigjet e analizave toksikologjike dalin për 2 deri në 3 javë, ndërsa paraprakisht është konstatuar se nuk ka pasur shenja dhune.

‘Nuk i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes, nuk ka pasur injeksione të ndryshme në trup dhe gjithashtu nuk ka pasur shenja të përdorimit të alkoolit para se të ndërronte jetë”, thanë të njëjtat burime.

Paraardhëse

Jetoi 100 ditë me Adelën. Pse po hesht sot Qetësori…?!

Pasardhëse

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij futbollisti i njohur /Foto

Pasardhëse

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij futbollisti i njohur /Foto

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.